“Fishtës”-Dritan Mardodaj

Çohu Fishtë e mprihe pendën
Se k’ta hajna s’e ndajnë rrenën
Tash kanë bërë një alibi
Sikur besojnë n’Perëni.

Dunë me marr këta rriqna vota
Iher shkopi, herë karrota
Kanë dalë Frat do komunistë
Të panderë e satanistë.

Me hutue besimtarët
M’i mashtru, këta hileqarët
Se nuk ngopen me pushtet
Janë të fëlliqë e të ligë krejt!

Çohu Gjergj, s’tlanë me pushue
Tan Shqipninë dunë me pushtue
Me ja shitë do vendve t’huja
Këta qafirë janë “ububuja”.

Bash i njeh o Frat i mirë
Këta hajna e qafirë
S’kanë as Zot e as besim
Paret, kanë “perëndinë”.

K’ta që rreshnat t’hodhën n’Drin!
Komunistët filoshkje
Janë hala n’Tiranë, për be!

Satanai për pushtet
E citon dhe Biblën vetë
Dhe Kuranin gjithashtu
Njerëzit për me i mashtru.

Do Shenjtorë, Frat Vilajeti
Merri dhe ata me vedi
Ndërmjetësoni aty n’Qill
Me Shën Koll e Shën Mëhill

Që Shqipninë me e qit n’Dill!

© Dritan Mardodaj