
Moj shtëpiza ime çmuar,
me vellon e nuses mbuluar,
e dashur e ngrohtë me vlerë
je si dielli në pranvere.
Je si hëna legjendare,
je si ylli lart mbi male
je ylber dhe je agim,
je dhëmbja e shpirtit tim.
Un kam ikur të kam lënë,
në ëndërr me ty kam qënë,
si zogu që ndërron dhenë
kthehet prapë e gjen folenë
Po kur kthehem nostalgoj,
me qan shpirti dhe lotoj,
me kujtohet fëmijëria,
këmbë xëbathur te avllia
Më kujtohet fis dhe farë
Si dhe çanaku me dhallë.