
PRINDËRIT E MËDHENJ TË GLOBIT
Amerika thotë: Unë jam “Nëna e botës”,
që nga koha, kur u arrit shpikja e rrotës!
“Babai” jam unë, krenohet muzhiku rus,
qëkur bota nuk kishte Muhamet e Jezus.
Jam Tezja, me miliarda frymorë, thotë Kina,
malet i bëj të marrin frymë, me tela e brima.
Miliardat e mi, janë argatë të punës shkencore,
në filiale, për krejt tregjet e mëdha botërore.
Duam të kemi në të gjithë globin, hegjemoninë,
ashtu siç zotërojmë dhe prodhimin global në Kinë,
mallrat të kenë përsipër etiketën: Made in Çina,
Taivani na takon, qëkur u nda nga ne Indokina.
Ne amerikanët, duam të zotërojmë naftën e floririn.
le të qajë me lot kudo në botë, nëna për të birin,
Ne me NASËN, do i shkojmë kozmosit sa më lart,
do pushtojmë Marsin, të marrim ar dhe diamant.
Ne rusët kemi përvojë, shtetin e madh të sovjetëve,
ç’i duhet Ukrainës, territori i Rusisë së mbretërve,
Ne duhet ta kemi kontinent, shtetin tonë të carëve,
Si me Leninin dhe Stalinin, korifenjtë e të parëve.
Ju të vegjël, faluni në Muhamet e lutuni në Jezus,
vetëm bëni si themi ne prindërit dhe rrini sus!
Se ka ikur koha e Hamasit e Ajallatollahut nga globi,
Garzën e bëmë fushë mbeturinash me gjyle topi.
Dhe do e ngremë prapë nga themelet, si e duam ne,
të mos ketë shumë shtete myslimanë përmbi dhe’.
Se kështu është krijuar nga Zoti, bota jonë njerëzore,
të kenë edhe popujt, komandën e tyre prindërore...