Melisa Baboci

Fryj, moj erë e Vjosës!
Fryj, moj erë nga gryka e malit,
ç’më sjell në flokë, ç’më sjell në gji?
Mos vallë zërat e gurëve të vjetër,
apo një mall që s’ka shtëpi?
Fryj, moj erë, fryj ngadalë,
mos ma copëto këtë shpirt të gjallë.
Ku ke kaluar, moj erë e hollë,
ç’pyje pe e ç’dhimbje more?
Pse je rënduar si një nënë
që mban në zemër gjithë dëbore?
Pashë një lis që rrinte vetëm,
rrënjët i kishte mbushur me lot.
Më tha: “Njerëzit ikin pa kthim,
por malli mbetet këtu përherë, sot.”
Pashë një lumë që s’fliste dot,
Vjosa vetëm psherëtinte.
Çdo valë mbante një emër njeriu,
që koha ngadalë e fshinte.
Atëherë qava bashkë me erën,
pa britmë, pa zë, pa fjalë.
Se ka dhimbje që nuk varrosen,
rrojnë në zemër si gur në mal.
Fryj, moj erë, kur të kthehesh prapë,
mos më sill vetëm kujtime të ngrira.
Sill një agim mbi këtë vend,
ku shpresa të çelë si manushaqja e mira.
Fryj, moj erë, fryj përsëri,
mbi gur, mbi lumë, mbi çdo shtëpi.
Po të gjesh zemra që ende besojnë,
thuaju: Shqipëria jeton te dashuria e bijve të saj.
Melisa_Poetry