Fshati im i lindjes, Zaroshke-Spasse Thanasi

Spasse Thanasi

Ёshtё  njё  fshat  nё  anё  tё  liqenit. Dikur  ishte  njё  fshat  vetёm  me  6  shtёpi  dhe  70  banorё,  i  ndodhur  nё  vendin“Rallnik”pranё brigjeve tё Osojёs poshtё malit tё  Kallugjerit. Aty  ndodhet  ende  sot  kisha  e  vjetёr “Shёn  Nikolla”.Nuk  dihet  akoma  pse  ёshtё  zhvendosur  fshati  nga  ky  vendbanim, por  njё  version  ёshtё  nga  ngritja  e  nivelit  tё  ujit  tё  liqenit.

Fshati  Zaroshke  ndodhet  në  lartësinë  870  m  mbi  nivelin  e  detit  me  një  shtrirje  të  bukur  në  një  kodër  përball  liqenit. Vendet  interesante  janë “Burimi  i  ujit  të  ftohtë  të  Mullirit”,  që  nuk  shteron  dimër  dhe  verë; “Brigjet  e  Rallnikut”  me  shkëmbinj  e  vende  të  shenjta; “hapësira  e  gjerë  e  vargmalit  të  Ivanit”  etj.

Festat  tradicionale  te fshatit  janë  Shën  Pjetri e Shën  Pali që  festohet  më 12 Korrik, Pashkët që festohen në  Maj  dhe  dita e  çlirimit të Prespës  më  25 Tetor.

Fshati  ka  fushё  tё  gjerё  dhe  hapёsirё  tё  madhe  malore. Aktivitetet  ekonomike tё  banorёve  janё  bujqёsia,  blektoria  dhe  peshkimi. Fiset  mё  tё  mёdha  tё  fshatit  janё  ARGJIRI, JANKULLA  e  SEKULLA,  që  kanë  më  shumë  pjestarë,  por  përveç  tyre  janë  edhe  fiset TËRPO, THANASI, TODORI, ANDONI, DIMO e  NASTO. Numuri   i  familjeve  tё  fshatit  ёshtё  115  me  rreth  450  banorё. Nё  njё  kodrinё  tё  gjelbёruar,  500 m  larg  fshatit  ndodhen  varrezat  e  fshatit  dhe  kisha  “Shёn  Pavli”,  kurse  nё  thellёsi  tё  brigjeve  tё  liqenit  pёrgjat  Osojёs  ndodhet  edhe  kisha   “Shёn  Arangjell”,  qё  ёshtё  e  futur  nё  shpellё…Në  kufijtë  e  këtij  fshati  janë  mbi  35  emrat  e  toponimeve,  por  më  i  veçanti  është   “Shkëmbi  i  Shënuar” ( Zarezena  Stena)  për  të  cilin  ka  shumë  gojëdhëna. Fshati  ka  gjithsej  125 Ha  tokë,  prej  të  cilëve  12  Ha  vreshta  në  prodhim.

Ndryshe  nga  fshatrat  e  tjerё, Zaroshka  ka  pranё  njё  plazh  tё  vertёtё  me  rёrё  dhe  gurё  tё  imёt. Hapёsira  e  tij  ёshtё  e  gjerё  ku  mund  tё  ecёsh  gjatё  nё  ujё  pёr  tё  arritur  thellёsinё. Prandaj  nё  ketё  fshat  janё  ndёrtuar  dhe  lokalet  mё  tё  bukura  turistike  e  çlodhёse  si  “Bar-Restorant” ILO  TODORIT, “ Hotel – Restorant”  i  SANDI  SEKULLES; “Bar – Restorant” i  SPIRO  KORUNIT  etj. ku  shijon  bukur  tavёn  e  krapit  dhe  verёn  e  kuqe,  pse   jo  dhe  raki  tё  zier  kazani…

                Në festën e Shën Pjetrit në Zaroshkë 12 korrik 2000