Gafur Langu,  Shkencëtari i bujqësisë shqiptare në vitet ’40-Nga. Sakip Cami

(Kalvari i vuajtjeve te tij nga kampi fashist te burgjet komuniste)

Nga Sakip Cami

Ne wikipedian shqiptare shkruhet:”

Dr. Vasfi Semini dhe Gafur Langu jane dy intelektuale patriot dhe figura te shquara te historise dhe shkences shqiptare, te cilet spikaten per kontributin e tyre  ne periudha te veshtira te vendit.  

Gafuri lindi me 28.12.1905 dhe ishte djali i vogel i patriotit Osman efendi Langu dhe Sabrie Rusit,e  bija e patriotit Selim Rusi.

I ati Osman efendi  Langu u vra ne fushen e Orizarit prane Manastirit nga Serbet ne shtator 1913.

Në vitin 1913, mbas vrasjes të atit Osman efendi Langu nga Serbët , u shpërngulën si refugjat në Elbasan, këtu Gafuri filloi shkollën fillore.

Mbas 3 vjetësh u kthyen në Dibër. Mbaroi shkollën fillore. Në vitin 1921 u regjistrua në Manastir për të bërë shkollën e mesme.

Meqense nuk shihej mirë nga regjimi serb, u largua nga Manastiri dhe u regjistrua në Çekosllovaki për vazhdimin e shkollës të mesme që e përfundoi në vitin 1928. Po në këtë vit u regjistrua në Pragë në fakultetin e bujqësisë. Studimet e larta i ndërpreu për arsye ekonomike,

Ne vitin 1933 u kthye në Tiranë dhe punoi dy vjet në shkollën teknike të Harri Fullcit si profesor dhe si drejtor i fermës të shkollës.

Nga fundi i vitit 1935 u kthye përsëri në Çekosllovaki dhe punoi si praktikant në një fermë në Çekosllovaki.

Ne dhjetor te viti 1935 u martua me vajzen Cekosllovake Hermina Steinova, te cilen e njohu  nga e motra Alice qe ishte bashkestudente me Gafurin.

Gafuri dhe Hermina jetonin ne Prage. Hermina kishte nje dyqan mode.

Hermina vinte nga nje familje hebreje Ceke. Ajo kishte marre nje edukim te shumanshem: muzike, gjuhe te huaja dhe rrobaqepsi stiliste.

Mbasi mbaroi studimet ne mars 1939, Gafuri  u kthye ne Tirane bashke me gruan e tij Herminen .

Në Tiranë punoi në ministrinë ekonomike kombëtare si Agronom deri sa u internua në nentor te vitit 1940 si antifashist dhe u dërgua në kampin e përqëndrimit Pennabilli, Itali, ku qendroi  deri ne gusht 1941.

Ne tetor 1940 drejtoi Kongresin e I re Bujqesor Kombetar, kongres qe vuri bazat e zhvillimit shkencor te bujqesise shqiptare.

Kur u kthye nga Italia punoi në ministrinë e bujqësisë si shef seksioni

Mbas kapitullimit të Italisë ,u ftua nga Lef Nosi te marre pjese ne Asamblene  kushtetuese. 1943, ku u zgjodh deputet i Dibrës deri 13 shtator 1944.

U arrestua me 23 tetor 1944. Gjygji ju bë me 12 janar 1945, ku  u  dënua me 20 vjet burgim.

Dënimin e bëri në Burgun e Burrelit. U lirua nga Amnistia me 11 tetor 1952 , Filloi punë në N.B.Sh “8 Nendori”, Sukth.

U arrestua perseri .në korrik 1953,  akuza sabotim. Ne periudhen e hetuesise eshte keqtrajtuar, rrahur sa u shperfytyrua. Shendeti i tij u shkaterrua

U lirua mbas nji viti e gjysëm, me 1954.  E dërguan punëtor krahu në Lushnjë.

Në vitin 1955 punoi në Gramsh, pastaj në fermën e Peqinit si drejtor dhe agronom. Fshatarët e Peqinit flisnin fjalët me të mira për Gafurin.

Gafuri ka qenë i survejuar nga rregjimi komunist nga shtatori 1944 (shiko process verbalin 12.1.1945) deri ditën e vdekjes.

E arrestuan nder te paret,   me 23 tetor, 1944, akoma pa mbaruar lufta.

Nga dosja e tij, del se përndiqej  rigorozisht qe ne shtator te vitit 1944:

Vuajtjet e Gafurit ne burg ishin paralel me vuajtjet e gruas se tij Hermina  dhe dy femijeve Arbenit dhe Marlenes jashte burgut .

Me arrestimin e Gafurit njerezit e sigurimit erdhen dhe i nxorren nga shtepia ku banonin ne rrugen Themistokli Germeni. Ata i nxorren Herminen dhe femijet nga shtepia dhe sekuestruan te gjithe pajën qe Hermina e kishte sjellur nga Cekia. Mes tyre ishte Biblioteka e pasur me libra e çiftit, piano e Hermines, mobiljet  qe kishte sjell etj.

 Ne Biblioteken Kombetare eksizton nje kopje e librit “Lahuta e Malsis” me dedikimin emocionues qe At Gjergj Fishta ja kushton ” Te nderuarit z. Gafur Langu në shenje nderimi dhe miqësie.

Hermina e vetme në dhe të huaj me dy femije te vegjel nuk dinte kë të qante më pare: te shoqin e arrestuar, familjen e saj ne Çekosllovaki qe u asgjesua ne kampin e AuschwitzBirkenau – Nena, Babai, 2 motra, vellai dhe vajza e vellait , 6 jete, apo te qante per vehten e saj dhe femijet e vegjel: Arbeni 4 vjec dhe Marlena 2 vjec, qe ngelen pa babe, pa shtepi, pa katandi dhe pa asnje te ardhur jetese.

Herminen e nxorren nga shtepia ne rrugen Themistokli  Germeni dhe e degdisen nga nje shtepi ne tjetren.

Fati i madh i Hermines dhe i femijeve beri qe së fundi e sollën ne shtepine e fisnikeve tiranas çiftit Ramazan dhe Sulltane Caslli ne rrugen “Prokop Myzeqari”.

Ramazan Caslli e pa Herminen ne depression dhe femijet te pa mbrojtur dhe i adoptoi ne gjirin e familjes Caslli. Hermina asnjehere nuk e harroi fjalet e tij: ” Asnji nuk do ulet ne sofer pa u ul Zonja me kalamojt. Une dua te shoh qe ata hane nje vakt të ngrofët.”

Per Herminen ky nuk ishte thjesht nje vakt i ngrohet, ishte me shume ishte gjiri i ngrohte i familjes qe asaj i ishte asgjesuar.

Ngadale, ngadale me dashurine e Sulltanes duke e trajtuar atë si një figurë autoritare në shtëpi  dhe nuseve te djemve te Ramazanit: Ibrahimit, Fadilit dhe Rexhepit Hermina doli nga depresioni. Hermina u be si motra me nuset e djemve Mereme, Fitnetin dhe Adilen. Kurse Arbeni dhe Marlena u bëne me daja dhe teze. Ne saje te korrektesise dhe zgjuarsise te Hermines te gjithe e therrisnin me emrin Zonja, asnji nuk e thirri me emrin e saj Hermina.

Meqense Gafuri ishte i denuar politik, miqte e tyre u larguan. Hermines i qendruan prane çifti Danusha dhe Zef Ndoci, qe ishin komshinj me ta ne rrugen Themistokli Germeni dhe çifti Ing. Ilia Mitrushi dhe e shoqja Maria.

Mbasi Gafuri doli nga burgu lindi femija e trete Irena, qe ju dha ky emer per kujtimin e Nenes te Hermines qe u asgjesua ne kampin e Ausvitcit. Po te kishte lindur djale do te quhej Robert ne kujtim te Babait te Hermines qe edhe ai u asgjesua ne kampin e Ausvitcit.

Hermina filloi te nxjerre ne pah aftesine e saj si rrobaqepese/stiliste.

Ajo u njojt ne Tirane si “Rrobaqepesja Çeke”.

Hermina fliste disa gjuhe te huaja. Fjalet me te perdorura te saj, ne te gjitha gjuhet qe dinte’ ishin: “Falemnderit Zotit”, “Me ndihmen e Zotit”, “Shendeti kryesorja”, “Te shkojme ne varr me kembet tona”, “Te lejme femijet mbrapa”.

Hermina ndroi jete me 4 qershor 1988. Ndroi jete papritur dhe iku sic i ishte lutur Zotit: iku me kembet e saja- pa vuajtur.’ La mbrapa 3 femijet e saj…

Kjo pra eshte jeta e dy njerezve qe vuajten qe te dy: njeri brenda ne burg dhe tjetra jashte burgut.

Foto e Irena Langut, shahiste e ekipit te Tiranes, sot trajnere moshash ne Izrael