Gjakftohtësi-Valbona Kolaveri

Valbona Kolaveri

GJAKFTOHTËSI

Ndërsa udhët gêrthasin nën tmerrin e heshtjeve që u ngrinë
Mercenarët nën helmeta nxjerrin grushtet
Që ti mpijnë
Dhe gjaku u mpikset ditëve në fytyrë
Si damkë e një dore që ka veç një vulë
Gjakftohtësinë.