Bardhyl Sh Ferizi

Gjakova në kartëpostale
Nga koleksioni im
Gjakova vitit 1927 /37
Kjo këtu është një kartëpostale e dërguar nga Gjakova, ka vulën e postës , në të cilën nuk mund të dallohet a kemi të bëjmë me vitin 1927 apo 1937.( më shumë mendoj se është e vitit 27)
Është e formati 13×9 cm.
E botuar nga njëfarë Ramadan Osmani nga Gjakova. Mban nr 291 që do të thotë se jan botuar tirazh mjaft i madh.
E dërguar nga Gjakova në Pançevë, Banat Vojvodinës.
Paraqet pjesën e urës Islam Begut dhe at pjesë të qytetit. Shifet ura, dhe njerëz mbi të e në lëvizje, në krahasim me një tjetër kartëpostaleve që nuk ka njerëz.
Shifet kulla e Begut, pjesa e terasës. E në prapavijë dallohen dy xhami. Ajo e Hadumit më largë dhe tjetra që tani më nuk ekziston.