Viktor Gjikolaj

Qielli i Arbnit kërkoi dritën
– Lokja lindi At Gjergj Fishtën;
Priti djepi i Motmotit
Me përkundë Nderin e Kombit.
– Lokja lindi At Gjergj Fishtën;
Priti djepi i Motmotit
Me përkundë Nderin e Kombit.
Pena e tij majë florinit
Shkroi me germa të Manastirit,
Për lirinë e për trimninë
Na mësoi me dashtë Shqipninë.
N’Bjeshk’ t’Rugovës e n’brigje t’detit
Lshon piskamë fjala e poetit:
Ky Ballkan qiellin me flakë,
Kurrë s’i dasht shqiptarët bashkë,
Kët’ tokë Zoti na e ka dhanë
Djep për arbër e dardanë!
Kur n’rrezik ish fati i kombit,
Nxori krahët prej veladonit
– Zani i tij shpoi qiell e dhe,
Perendisë i tha “ku je?”
Bjen lahuta n’bjeshkt’ e bardha,
Fort flladon Mrizi me zana,
Këndojnë Jugu e Veriu:
Rron Gjergj Fishta, rron gjeniu.
Fort flladon Mrizi me zana,
Këndojnë Jugu e Veriu:
Rron Gjergj Fishta, rron gjeniu.