Gjuhë e lidhur-Kastriot Malo

Kastriot Malo

Më flolën në doganë me edukatë,
Qetësisht, por unë memorjen shkundja,
Tundja kokën në shenjë pohimi të rremë,
Doja të thoja ndonjë gjë por s’mundja.

Ndodh, të lidhet gjuha në kufi të tjerë,
Dhe djersët të të mbulojnë nga dalldia,
Nga pamja të dukesh ashtu deli burrë,
Sikur nga çasti në çast do të zerë çatia.

Ç’më vijnë ndërmend ato vite të para,
Kur doja të shprehja me fjalë zëmërimin,
Kur dikujt respektin për gjysëm ja ktheja,
Me mimikë s’arrija të shprehja as gëzimin.

Nuk mjafton një “Mersi” as një “Madam”.
Fjalët janë si gurët, tu japësh gdhendjen,
Se gjuha është shumë e më shumë se fjalë,
Ajo eshtë një urë që lidh zemren me mendjen.

Të flasësh gjuhën e tjetrit krijon koridore,
Hap dritare perëndimi një peizazh të tërë,
Se sytë mundet të tregojnë çfarë njeriu je,
Ndërsa gjuha dëshmon çfarë njeriu je bërë