Nga Panajot Boli

Kur diçka e jeton, e ndjen thellë,i provon shijen kësaj ndjenje,e përcepton në të gjitha dimensionet pozitive apo negative,fjalët ,vargjet nga shpirti tingëllojnë kaq fuqishëm, dalin kaq çiltër, kaq të ndjera dhe gjithshka bëhet një vezullim brilant i këtij shpirti. Një shpirt që e ndjen në të gjitha shqisat e tij, patjetër që lë gjurmë që nuk fshihen kollaj, mbeten aty si një monument i gdhendur me imazhe të gjalla dhe të pashlyeshme,me një forcë emocionale drithëruese. E provoi shijen e mallit të mergimtarit, dashurinë përveluese për vendlindjen Naimi Frashëri. Ndaj vargjet e tij te poema ”Bagëti e bujqësi” janë monumentale, kaq të ndjera, një dashuri e kulluar,një zjarr i vertetë dashuria për vendin e tij, një dhimbje tronditese dhe një mall i kulluar.Të gjithë ata poetë, apo shkrimtarë që jetuan larg vendlindjes se tyre e kanë provuar këtë mall, këtë dashuri Ndaj edhe në veprat e tyre ka aq shumë dritë dashurie njerezore,ka aq ngrohtësi, kaq dhimbje dhe lënë gjurmë me vargje të ndjera, të pavdekshme.Këtë ndjesi e përjetova edhe të poetja e talentuar Florentina Tamo kur lexova vellimin e saj poetik ”Gjurmë të heshtura’ Dhe unë fare mirë do ta quaja poetja e mallit të mergimtarit. Pavarësisht se ajo i quan gjurmë të heshtura, ato nuk heshtin,flasin,emocionojnë, sjellin mesazhe të fuqishme. Ato janë gjurmë kujtese të mbushura me dashuri e dritë, me dhimbje e mall, me brishtësinë e një shpirti të ngrohtë fëmëror të shprehura me një forcë poetike mahnitese.Vertet ky vellim mban aromë të vertetë poezie, një poezi e brishtë në dukje, cilësore, po me zë të butë dhe të qetë, por tonet e saj vijnë e rriten duke u bërë edhe me të fortë,këmbonjes e tunduese, të rrepta e fshikulluese kur është fjala për atdheun e saj, kur shkruan për burrat në pushtet të ‘zhveshur nga nderi/pa turp e besë/me flamur në gojë/dhe thikë pas shpine.’ dhe me tej autorja shperthen në revoltë për atë të vertetë lakuriq, për atë korupsion galopant, për ata që po e shesin atdheun. Dhe shpirti i poetës lëndohet,tronditet me atë që po ndodh ‘Në korupsion janë të gjallë/në ndergjegje, të vdekur/e quajnë pushtet/ atë që është thjesht tradhti e organizuar/’ Atë që e mundon është dilema për brezin e sotëm , për atë që do të lëmë për nesër. Ky shqetësim qytetar e bën poeten që në vargjet e saj të bëhet flamur e shpresë, vargu i saj të bëhet një thirrje për të mos heshtur para kesaj apatie,këtij atdheu që mbytet në pellgun e korupsionit, se do të jemi përgjegjes nesër para fëmijëve tanë ”Kur të pyes fëmija/Po ju, ku ishit?/ të kem një varg për të treguar/ dhe jo një heshtje për të mbajtur’ se ‘popullin e lanë me duar bosh/e shpinë të përkulur’

Roli i poezisë nuk është thjesht konstatimi, por menyra e forcës që ka vargu që të ‘elektrizoj’ lexuesin,ta ngre në këmbë me magjinë e fjalës,të gjej një detaj emocional që ta terheq, të bëhet armë në shpirtin e tij. Dhe Florentina është mjeshtre për ta bërë poezinë forcë shtytese, duke shfrytëzuar mjetet artistike mjaft të goditura. Dhe janë shumë origjinale. Sidomos është e talentuar në menyrën si e përdor metaforën dhe simbolin. Ato duken si urtësi popullore,që fshehin një filozofi të stërholluar, të thjeshta në dukje, por që marrin një ngjyrim të fuqisahëm dhe japin mesazhe aktuale.Një ndertim i tillë, me një fantazi për t’u admiruar,nepërmjet një varg metaforash, ajo sjell në poezinë ‘Dimër’ fytyrën e shoqerisë se sotme shqiptare.Vetem një strofë të krijon një tablo dhimbjeje të shoqerisë sonë shqiptare. Dhe meritë e kësaj poeteje që të na japë në menyrë konçize sinoptikën dhe gjendjen e atdheut të saj.’Nata /ua vjedh hënat vetes/dhe dhimbja e njerezve/vërshon pa brigje/deshperim i hapur’ Vereni sa mjeshtërisht e përdor autorja fantazinë,mes metaforave mjaft origjinale me ngjyrime kaq të forta emocionale. Me një paralelizëm metaforash, ajo krijon ravijezime të portretit të shoqerisë shqiptare duke e konceptuar në dy paralele:dimri-stili diktatorjal i të qeverisurit sot ”Dimri shkruan//me alfabet guri/historinë e shekullit,dy,-pranverën , rininë,që është e brishtë , e bukur, me hapësirë gjelberimi e fluturimi të lirë..që duhet të flasë ”Por në fund të faqës /lë një hapësirë bosh-/jo për fjalë/por për pranverën ?që ende nuk guxon të flasë/’ Dhe di autorja me këtë alegori të zgjojë sythet e rinisë për lulezim. Këtë fill mesazhi autorja do ta përforcojë edhe në poezitë e tjera qe janë të ndertuar aq bukur artistikisht, me këtë frymë të shqetesimeve qytetare, në problemet sociale ”Erdhen serish dallendyshet”, ‘Pranverë e vonuar” ku poetja shprehet optimiste”Sepse jeta…/edhe kur lodhet shumë/e di gjithmonë/rrugën për t’u kthyer te drita”
Tematika: ka një gamë të gjerë temash , por unë do të përmend disa që përbëjnë cikle, temën sociale , atë që sa trajtuam me lart, ajo që spikat dhe më i bukuri në këtë vellim, malli i mergimtarit. Sigurisht lexuesi do të emocionohet me dashurinë e thellë, me mallin e mergimtarit dhe ajo me simboilin e valixhes. Diçka kaq emocionant dhe një ndjesi dhimbje e lëndim të sjell kjo valixhe që ka ngelur në dorën e shqiptarit, plagë e hapur, Do të thoshja me këtë cikël poezish, autorja tregon për një poete mjaft të talentuar në poezinë shqiptare dhe që përbën në vellim pikën kulminahte. Tema e atdheut, e vendlindjes, lidhen me këtë cikël, janë si vazhdim. Shelqen me brishtësinë dhe butësinë e femrës te poezitë lirike.Siç thotë poetja ”Mall në valixhen e vjetër’ ”Këtu jam i huaji, aty jam kujtim” Simboli i valixhes ku ajo mban mallin, ndofta është poezia më e bukur në këtë vellim.Ndofta më ndryshohet mëndim kur lexoj edhe poezitë e tjera. Se ato janë njera me e bukura se tjetra ”Në valixhen time mbaj pak edhe nga aty/pak diell nga mali/pak shi mbi shtëpi/pak nga zëri i gjyshes që priste në prag/pak erë nga fshati që nuk del nga gjiri?”Si ndihet poetja si mergimtare? ”Mbi duar më ranë vitet si gjethet ?po zemra s’mësoi gurin e huaj/Çdo mengjes filloj punën me një ‘ah’ të lehtë/e në mbremje e shtri mallin si jorgan mbi suaj” S’ka se si të mos shprehet më bukur gjendja e saj shpirterore. Finesë në vargje, dhimbje që rigon mbi një shpirt të malluar edhe te poezia ”ditë e ftohtë’ Do t’i shtoja simbolit të valixhes ca vargje brilante te poezia ”Endrra e pengje’ ku e skalit këtë mall brejtës”Spesh në stacione rrimë të heshtur në radhë/pas një valixheje ku fshihet loti e malli/lëmë pas dashuri e dhimbje ,që na vijnë kudo si lak/mes shatervanëve që hedhin vetëm stërkala malli” ‘Mes kësaj dhimbje të shurdhët që e mundon edhe ajo ndjenjë krenarie për atdheun e saj, ttriufon nuanca optimiste”Kur feston Shqiperiai ime /dridhen malet/ e era këndon me zërin e lirisë.’vargje që të drithërojnë..Shqiperia ime, thotë poetja Sa emocione të ngjall ky përemër pronor ‘ime’ ”Sa bukur feston atdheu im-/ me gjakun që u bë këngë/me plagët që u kthyen në dritë/me dashurinë që s’vdes kurrë’
Vetem me një strofë e skalitur kaq bukur, mund të përfytyrosh trishtimin e Delvinës me rrapin në qender ”Rrapi i vjetër/si një krijesë jetime/i mbytur në një pikëllim pa sy /që pret e pret/Një lajm/një lutje/një lot i së vertetës ” dhe me tej imazhi i braktisjes ”Fëmijët mungojnë/njerezit janë larguar,/era fryn ende /e lodhur e munduar.” ”Asnjë cicerimë nuk degjohet/edhe harabeli i fundit /ka ikur nga rrapi i vjetër”
Në poezitë lirike, Florentina ka një brishtësi femre ku spikat ndjenja e një dashurie të çiltër, një dashuri që i prek terë shpirtin , që është kaq e vemendshëm sa i vjen keq kur keputet edhe një gjethe nga pema, që ndjen tiktaket e një zemre që rreh nga dashuria, dhimbja, malli, lumturia, shkelqimi i një petaleje luleje,ndjen luhatjet me të vogla brenda perimetrit të gjendjes e saj shpirterore që vijnë nga mjedisi njerezor e natyror. Vellimi poetik i Florentinës më krijon ndjesinë dhe imazhin e një vajze të bukur , të përmalluar që më kujtimet e saj , me dhembshuri kalon rrugicave të dashura të qytetit të saj , përlotët, ndalon te sheshi pranë rrapit, , shetit në mehallë, kujton lindjen e mengjesit, zërin e gjyshës, përqafimin e nëlnës., erën e Sopotit një dashuri e terë që ka emrin qyteti i Delvinës.
Gjithë bukuria e poezive të Florentinës , gjendet te detajet jetësore e natyrore, me një figuracion kaq të goditur e origjinal, të freskëta me një fantazi për t’u patur zili. Metafora mbizotëron, e ndjekur nga epiteti i bukur, simboli, alegoria, Vlen të theksoj,se në vargun e lirë ajo tregon se di ta përdor me shumë mjeshtëri, me një rritëm gjithmonë rrites e vargjet të rrjedhin lirshëm me një muzikalitet të ëmbël dhe të butë
Mund të sjell për ilustrim disa vargje me një figuracion mjaft të goditur që deshmon për vlera të larta artistike të poezisë së saj, si dhe për lirika meditative që të mahnitin”Shpirti im në mesditatat pikojnë shurupe pjepri” ”Vera ime e vogël/e hidhur e ëmbël’ ‘ Nata bëhet det i ëmbël/Qyteti lulëzon në shtratin e pranverës’ ”Heshtja u bë dallgë””Vrapon kujtesa në kullotat e blerta të jetës”” Dashuria është si qielli/s’ja mas dot kaltërsinë””unë hap çadrën e gëzimit në shpirt’ ”por edhe në vendlindje/aty ku për mua dielli përkedhel lulet” ‘Aty , ku vetëm aty,endrra pret/më bëni një qoshe ku të lë mallin” për buzqeshjen”është një mysafire e sjellshme/nuk hyn kurrë pa leje”.. keshtu mund të vazhdoja gjatë..
”Gjurmë të heshtura” të Florentinës Tamo, janë gjurmë që nuk heshtin. Ata janë deshmitarë , sytë e dashuirisë për Atdheun, për vendlindjen e saj të shtrenjtë, Delvinën, janë gjurrmë të mallit të emigranteve, është zëri i rinisë që kërkon agun e së neserms, zeri revoltues i poetës, një zë i brishtë femëror me kaq shumë dashuri, një poete kaq e ndjeshme lirike dhe melankolikeLibri isaj është një vlerë e shtuar në fondin të letërsisë shqiptare, një libër poetik i denjë në fushën e lirikës meditative
Do ta mbyllja ketë veshtrim të shpejtë të vellimit të saj me vargjet kuptimplota me mesazhin përmbyllës të saj.”Është e veshtirë të shkruash të vertetën /përballë një bote të panjohur e të rremë/Kjo është arsyeja që nuk mund të shtoj vargje/Mundet .. edhe të qaj, ose të hesht”.