GRUA, LUFTO PËR JETËN
Kur sëmundja trokiti në atë derë,
S’e ule kokën n’dhimbje asnjëherë,
Mes lotësh në netë pa gjumë rrije,
Mbajte shpresën ndezur në pritje.
U përballe me atë frikën çdo ditë,
Me plagë që askush s’i pa në sytë
Por zemra të tha: “Mos u dorëzo!”
Dhe ty shpirti të tha; për jetën lufto.
Çdo mëngjes u ngrite dhe më fortë,
Në dhimbjen çdo hap fitore me forcë,
Derisa trupi filloi që të të buzëqeshë,
U bë dritë në sytë e të dha shpresë.
Ti qëndron shumë krenare n’këmbë,
Triumfin ke me shpirt ndër dhëmbë,
Sëmundja s’mori jetën e s’të mposht
E munde atë dhe zgjodhe të jetosh.
Tetor Matilda Babo Pali autorja
