
Na ka dalë në Top Channel
Gazetarja me rimel
Edhe fryhet si kodoshe
Edhe pse e ka një farë moshe.
Dhe e ka shumë qejf pushtetin
S’do t’ja dijë hiç për miletin
Fshati digjet, ajo krihet
Pa vëmendje nuk i rrihet.
E di pula edhe gjeli
Ajo është një hajneshë paneli
Bën dhe si femër karriere
Bash si me qenë një kapterre
:- I mungokan veç spaletat
Patën thënë ato tetat.
: – S’kemi parë kështu lloj femre
Që s’është as për program “Ferme”
S’ka asgjë kjo t’a dish ti
Për vlerësim, a për zili
Thjeshtë një vegël emisioni
Agjenturë programacioni
Bën dhe si Intelektuale
Me disa tema banale
Edhe fton në emisione
Disa sdromsë dhe ca hajvone.
Kështu folën gratë e moçme
:- Është një bundër e përkohshme!
©Dritan Mardodaj