Brixhilda Dede

Mbi kraharor të tij, fle zemra ime,
si hëna mbi një det të vrarë.
mall njerëzor, lutje mes yjesh,
Elegji e ndjeshme e gjallë.
Oh, moj hijenë hileqare,
që afrohesh me pëllëmbë të ftohta.
Ai është për qiej me zjarre,
su krijua për burgje të zymta.
Shpirtin e ka varg të pabindur,
psallm, ndër buzë të Zotit.
Mos guxo të shkelësh mbi dritën,
Graviteti, ekuilibron botën.
psallm, ndër buzë të Zotit.
Mos guxo të shkelësh mbi dritën,
Graviteti, ekuilibron botën.