Hieroglifet e mallit-Dhurata Ndoni-Cela

HIEROGLIFET E MALLIT

I lodhur ulet zëri im
në një stol të vetmuar të Athinës.
Heshtja respekton vetminë.
Këmbët pa zhurmë trokasin tokën,
ngurrojnë të thyejnë qetësinë.

Kujtimet rebelohen,
heshtjes nuk i binden,
buzët e mallit e dhimbjes,
lotët kafshojnë ,
hieroglife shkruajnë në stolin
e vetmuar,
hieroglife shpirti .
Por… sytë e Athinës ,
nuk dinë t’i lexojnë .