“Hije që nuk flasin”-Melisa Baboci

Melisa Baboci

“Hije që nuk flasin”


Në tryezë rri një karrige bosh,
por askush s’e përmend më atë vend.
Ora ecën si gjithmonë ngadalë,
dhe muret dinë më shumë se mend.
Një filxhan ftohet pa zë në duar,
si një premtim që s’erdhi kurrë.


Dritarja mban dritën e lodhur të mbrëmjes,
si sy që kanë parë shumë rrugë.
Fjalët vijnë, por nuk prekin dot zemrën,
kalojnë si era mbi një fushë pa bar.


Dhe buzëqeshjet mbeten në sipërfaqe,
si gjurmë në rërë që i merr deti i larë.
Dikush është aty… por jo tamam,
si një libër që s’lexohet deri në fund.
Dhe dashuria, në një cep të dhomës,
rrin e heshtur… sikur pret një kthim që nuk vjen kund.