Shkelqim Selmani

Jeta
Mos e pyet jetën,
ajo veç rrjedh,
përgjigja nuk gjendet ndër yje,
jeta është prova në tokë,
njeriu duhet të jetë vetëdije.
Ç’dobi ka dielli,
nëse zemra mbetet errësirë ?
Ç’dobi ka dija,
kur shitet një grusht parash ?
Ç’dobi ka fjala,
kur përhap vetëm urrejtje ?
Mirësia,
gjuha që e flet edhe Zoti,
dashuria,
gjuha që lind e mbron jetën,
kur këto vdesin,
lind ferri,
jo ai i legjendave …
ai që ndërtohet çdo ditë
me mashtrime,
me lakmi, me urrejtje,
ku vdekja jetës i zë pritë.
Mos pyet,
pse bota është plagosur,
pyet,
mos vallë mungon një gur
në urën,
që duhet të ndërtoja edhe unë ?
Sepse jeta,
nuk kërkon njerëz të përsosur,
kërkon bab e nënë, bij e bija,
që përballë çdo prapësije,
nuk zgjedhin të heshtin,
por ngrihen në revoltë e
zgjedhin të bëhen zgjidhje.
Sh. S. Sarandë.