

Josep Piera (Spanjë) – Përktheu: Irma Kurti
POEZI
Nuk janë zëra qiellorë ata që na flasin
nga thellësia e distancës. Janë zëra të dashur,
zëra të brendshëm, zëra të largët, zëra që sinjalizojnë
një shteg që askush nuk e di se ku të çon.
Ka zëra që janë llamba në rrugë të pandriçuara;
siç janë ata që tingëllojnë si fëshfërima të largëta.
Ka zëra që na kanë shndërruar në fjalë.
Zëra të butë, zëra të heshtur, zëra të munguar …
Poezia janë zërat e transformuar në tinguj që tregojnë
cilët jemi, nga vijmë dhe ku shkojmë.
Josep Piera, Spanjë, 1947-2026
nga: “En el nom de la mar”. ©Edicions 62
PËRKTHYER NË SHQIP NGA IRMA KURTI
Paternsonix
Nga projekti “Poetry without borders – “Poezia pa kufij” i Fondacionit Kulturor Ithaca në Spanjë drejtuar nga poeti, përkthyesi dhe botuesi i njohur i poezisë moderne ndërkombëtare Germain Droogenbroodt. Përkthyese për gjuhën shqipe është Irma Kurti.
POETRY
They are not heavenly voices speaking to us
from deep in the distance. They are well-loved voices,
inner voices, faraway voices, voices that signal
a path no one knows where it leads.
There are voices that are lamps on unlit streets;
as those are that sound like remote rustling.
There are voices that have made us become words.
Soft voices, absent voices, silent voices. . .
Poetry is voices turned into sounds saying
where we come from, where we’re headed, who we are.
Josep Piera, Spain, 1947-2026
Translated by D. Sam Abrams
from: “En el nom de la mar”. ©Edicions 62
Paternsonix
From the “Poetry without borders” project of the Ithaca Cultural Foundation in Spain, directed by the well-known international poet, translator, and publisher of modern poetry, Germain Droogenbroodt. The Albanian-language translator is Irma Kurti.