Kaloi-Marigona Kelmendi

Marigona Kelmendi

Kaloi

Kaloi stuhi
Me frymë me shi
Me frikë me besim
Herë marr frymë thellë.
Herë fryma ndalon
Kjo e zemrës
E qiellit me vetëtima
Ia numëroj rimat.
Ritmet
Të rrahurat e zemrës
Drejt malit drejt fushës
Tek nis rrugën time.
Pas stuhisë një këngë të bën mirë
Një duet me një ti të munguar
Po ty të mungon ajo që jam unë
Çfarë ngel në zemër.
Kur stuhitë vinë e shkojnë
Si kjo që kaloi
Me drithërimën që la pas
Lulet shpërthejnë.
Bashkë me diellin
Tek përvidhet reve
Po ku mbeti dielli im
T’i zhdavaris retë e mendimit.
Të shkel xhembave të dashurisë
Se dashuria dhemb shpeshherë
Ndaj flas jerm
Qesh rrallë se kam një mall
Je ti stuhia ime në kalim
Kot heshta midis vetëtimave
Fitore është vetëm dashuria.