Kam vendosur të bleroj…Blerta Basha

Blerta Basha

Kam vendosur të bleroj…
 
Edhe pse jeta ka gjithmonë shumë sfida,
Dhimbjen me buzëqeshje e lot e mjekoj,
Qiej me ylberë në shpirt vijnë si drita,
Një dallgë e vetmuar, një vals seç këndoi.
 
Fëmijë ndjeva dhimbjen në pemën e jetës,
Ditët e dimrit ishin më të vështira,
krahët e fluturimit në emrin e Blertës,
Matanë horizontit mirazhet e fshira.
 
Jam si rremë e varkës, në zjarr e kalitin,
Në rrënjët e shpirtit një det dashuri,
Shkuma e ujvarēs pikla që shëndritin,
dhe shkruajnë emrin tim, Blerta, një je ti.