E vërteta nuk vdes-Shire Dhima

E vërteta nuk vdes.
 
Kush thot se ka prekur të vërtetën?
Kush thot se është i larë me flori?
E dredhin të vërtetën si flaka purtekën,
e vërteta s’po gjen dot liri.
 
Kush thotë se ka pirë të vërtetën?
Kush tha se e vërteta e ka dehur?
Të vërtetën tërhiqen zvarrë,
litarë ja bëjnë dhe jetën
Gënjeshtra noton mes luksit,
kapelen sëprathi hedhur.

 

E vërtetat është e dënuar se është vërtetë
I bëjnë transplant organesh,ti ndryshojnë gjini
Ti shkulin lindshmërinë,hibride me letra
E vërteta mes maskave ,s’po gjen dot njeri..

 

Për kaosin dhe zhurmën,e shpallin fajtore
Ligjet e mashtrimit e dënojnë me vdekje
E bardha nga ngjyrat, vlerësuar si prore
Alergjia e mashtrimit,s’e duron si prekje.
 
E vranë,e prenë e kryqëzuan si Prometeu
Në turrë drush ,e dogjën si Galileo Galilei
Nuk digjet drita,si vullkan shpërtheu
E vërteta nuk vdes,si yll do shkëlqejë.