
Nuk e mbaj mend mirë emrin e filozofit francez i cili ka shkruar një libër psiko-filozofik të titulluar “ Jeta nis në 50 vjeç”. Por nuk më intereson shumë emri, më shumë se sa kuptueshmëria e këtij postulati që mu kujtua sa mora në duar dhuratën e mikut tim, kritikut, shkrimtarit dhe eseistit Fatmir Minguli, librin me tregime, kritika letrare dhe portrete intelektualësh “ Bulevardet e së djeshmes”. Me Fatmirin nuk na lidh vetëm Bregdeti Himarës, por edhe se është redaktori dhe parathënieshkruesi i librit tim të parë me lirika “ Mëngjezet e tua”. Por ky shkrim nuk është një lloj “hakmarrjeje” ndaj Fatmirit se mezi duroja “ të më vinte në dorë”.
Jo. Është merit e tij për ato ç’ka përmbledhur në këtë libër voluminoz në faqe dhe cilësi, në vlerat historike, memorialistike, letrare, gjuhësore dhe më kryesoren; frymoren e mosharresës dhe respektin ndaj atyre që punuan dhe u munduan duke na lënur pas trashëgiminë plot vlera të ndershmërisë së tyre dhe përkushtimit ndaj gjithshkaje të mirë jetësore vetëm nëpërmjet punës. “ Bulevardet e të djeshmes” e thënë metarfoirikisht këtë duke e ilustruar filozofikisht me postulatin francez që thashë më lart. Tregimet vijnë me ngjeshmëri dhe ndjeshmëri në strukturën e subjekteve, paraqitjen e karaktereve sipas situatave po se po, por edhe sipas genit të papërkulshmërisë dhe papërulësisë, pafytyrësisë dhe pabesisë, dyfytyrësisë dhe maskën e fytyrës tjetër që turpërohesh kur ajo çirret nga koha patjetër. Fatmiri di të njoh mirë substancën e subkoshiencës dhe koshiencës së ndërgjegjies njerëzore, ndaj personazhet dalin real, disa herë simpatikë dhe disa herë të urryer duke i paralelizuar me ballafaqimin e krenarisë së personazheve historikë të trevës nga vjen, Bregut krenar e trimëror, besnikë dhe bujar, por të pafalshëm ndaj pabesisë. Dhe këtë traditë pafalshmërie Fatmiri nuk e jep me hakmarrjen e plumbave të pushkës dhe zhurmave të luftës, por me “plumbat” e humorit dhe të sarkazmës, romuzit dhe ironisë si një bir i denjë i vendlindjes së tij.
Në kritikat e tij letrare zënë vend vepra të autorve të rinj e të traditës, nga më të zëshmit e letrave të sotme shqipe, pa mohuar e lënë jashtë vëmendjes edhe ato që përcjellin personazhet historike dhe momente kyçe të tilla. Vijnë portrete të intelektualve që i dhanë kulturës, shkencës, jetës vlera të mëdha dhe lanë pas vepra madhore dhe gjurmën e emrit të tyre në piedestalin e nderit e të respektit.Këto pak a shumë gjen në subjektin e këtij libri disi të veçantë në strukturën e subjektit, sepse lexuesi do të gjej më shumë vlera e më shumë njohuri tek personazhet dhe portretet që përshkruhen me aq vërtetësi dhe dashuri nga autori. Por ajo që dua, me pak këmbëngulje, është fakti që të ndalem pak tek metafora e titullit “ Bulevardet e së djeshmes”.
Dua të ecij përtej analeve të subjektit dhe të futem në labirinthet, aq sa të mundem, të kësaj kalaje titullore që i ngjanë Klalasë së Ali Pashës në Palermo të Hiamrës, Kala, që sipas legjendës Pashai Janinës ia kushtoi bukurisë së Vasiliqisë dhe e ndërtoi brenda 24 orësh. “ Bulevardet e së djeshmes” thotë Fatmir Minguli. Të ecim duke çarë mjegullën dhe të shikojmë historinë. Bulevardet e së djeshmes nuk janë bulevardet e së sotmes plotë semaforë, plotë vetura e makina luksoze, plotë maona e sirena alarmesh gjithfarëlloj, plotë aroma droge e fundshkurtra bulevardesh e trotuaresh e plot e plot….që nuk numërohen e të gjithë i shohim sot. Jo. Bulevardet e së djeshmes janë kalldrëmet e fshatrave tona ku dëgjohej troku i kuajve që iknin mëngjezeve në ara e ktheheshin darkave ngarkuar me bereqet, e aromë jonxhe, janë bulevardet ku ecnin nënat tona dhe baballarët tanë që iknin pa gdhirë në arë e ktheheshin natën në shtëpi të qetoheshin pranë vatrës e pranë ngrohtësisë së fëmijve se i priste përsëri e nesërmja, bulevardet e së djeshmes janë bulevardet ku u rritëm neve duke ecur herë mbathur e herë zbathur, gjakosur e të pangopur, duke luajtur e duke vrapuar me çantën prej bezeje që mbante librat e shkollës. Janë bulevardet e kalldrëmta që mbanin erë vasilikoi, borziloku, karajfili e trëndafili nga oborret dhe pravazet e dritareve mbjellur me dashuri e përkujdesje nga nënat tona.
Këto janë bulevardet e së djeshmes që Fatmir Minguli na i sjell me finesë për kujtesë. Një libër që të bën të mendosh e reflektosh. Ballafaqohen kohët dhe brenda kohës njerëzit se si e sa sakrifikohej dje për jetën dhe çfarë bëhet sot, pa nëpërkëmbur evolucionin jetësor, por jo brenda këtij evolucioni të abuzohet duke vrarë tinëzisht, pabesisht e ndoshta padashje bukurinë dhe ëmbëlsinë e jetës. “ E reja ngrihet mbi gërmadhat e së vjetrës” ka thënë Shileri. Por mbi gërmadhat ama, jo ti shembim e ta zhdukim nga themelet të gjithë ngrehinën e së djeshmes që u ngrit me aq mund e djersë, sakrificë e luftë. Ç’do gjë e djeshme është një stendë muzeale e së sotmes. A nuk janë aq të bukur bulevardet e djeshëm që na vizaton jetësisht Fatmir Minguli?