Kënga e sirenës-Nikos Gatsos-Përktheu nga greqishtja: Lefter Shomo

LEFTER SHOMO
NIKOS GATSOS
KËNGA E SIRENËS(TΟ ΤΡΑΓΟΥΔΙ ΤΗΣ ΣΕΙΡΗΝΑΣ)
 
“Μ’ atë shami praruar
Vij për të t’ përshëndetur
Me mua për të mbetur
Brenda në kishë do hyj.
 
 
Kandilin kam për të ndezur
Do rri të fik qirinjtë
Kam për t’ mbyllur sytë
Do bie n’ ëndërrim.

 

Përse ti rri i trishtuar
Pse rri pa thënë një fjalë
O zog i udhëtuar
N’ ishull aq larg që rri.

 

Kisha të tuat buzë
Yllin e fshehtë të natës
Për yllin tim mos çartësh
Ta marrësh mos ndërhyj.
 
Guackë të kam dhuruar
Mes duarsh për ta mbajtur
Gjer vera ka për t’ ardhur
Kur do të shoh sërish.
 
Përktheu nga greqishtja: Lefter ShomoK/ 789n.g.α