Të dashur mësues-Brixhilda Dede

Brixhilda Dede

Përpara se t’i përfshini nxënësit( e shkollave të mesme) në protesta, mendoni mirë për qëllimin, arsyen dhe natyrën e tyre.

Nxënësit nuk janë pronë e askujt dhe as mjete për të përmbushur qëllime të të rriturve.

Prindërit ua kanë besuar shkollës për t’u arsimuar, për t’u formuar dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre, jo për t’u përfshirë në beteja që mund të mos i kuptojnë as në thelb.

Edukimi nuk është vetëm transmetim i dijes, por edhe përgjegjësi morale.

Mos harroni; një protestë mund të përfundojë brenda një dite, por pasojat e një vendimi të gabuar mund të mbeten gjatë në jetën e një fëmije.