Këngëtari i Valëve të Drinit-Masllan Meçi

Këngëtari i Valëve të Drinit
Poezi nga ; MASLLAN MEÇI
Në zemër të maleve ku fryn historia,

ku guri flet dhe gjaku s’harrohet kurrë,

u ngrit zëri i Haziz Ndreu si lahuta e lashtë,

që këndon për trimat dhe tokën e burrë.
Nga Drini i Zi që valët i përplas,
deri në skajet ku malli shkon larg,
kënga e tij si shqiponjë u ngrit,
mbi kufij, mbi dhimbje, mbi çdo plagë.


Elez Isufi në vargjet e tij jeton,
si flakë që nuk shuhet në kohë,
me tinguj që zgjojnë ndër breza kujtesën,
dhe thërrasin: “Mos e harro këtë tokë!”


Në “Valët e Drinit të Zi” ai shkroi,
jo vetëm fjalë, por gjak e qëndresë,
për Dibër që s’u përkul kurrë,
ndaj stuhive, pushtimeve, errësirës së rëndë.


Këngë pas kënge, si gur mbi kala,
ai ngriti historinë në zë e në dritë,
dhe jashtë atdheut, ka marre pjese ne koncert ,
Dibrën e mbajti gjallë në çdo shpirt.
O rapsod, o zë i maleve tona,
ti s’je veç këngëtar, por një amanet,
që brez pas brezi të mos shuhet kurrëkjo tokë, kjo gjuhë, ky gjak i vërtetë.