
Kjo jam unë…
Unë nuk mbaj askënd me zor,
jo se nuk i kam për zemër
apo se nuk i dua.
Madje, i lejoj lirinë e zgjedhjes:
të qëndrojnë afër
apo të largohen nga unë,
sepse ata njerëz që të duan
vërtet,
janë aty me ty përgjithmonë,
edhe kur ti nuk u kërkon asgjë.
Unë nuk i lutem askujt.
Këtë jetë që e jetova,
e jetova vetëm, bashkë
me lotin që më shoqëronte
gjithmonë.
Dhe nuk i lepihem askujt.
Koha është ajo që tregon
se kush jemi ne të vërtetë,
dhe unë kjo jam
dhe nuk ndryshoj…