Barie Çupi

Koha dhe shkronjat e saj
Koha po rrotullohej në njërën anë,
e kokën e mbështeti në të kundërtën time,
unë e shihja tek largohej,
krejt lule e pranvera,
krejt shkronja e ylbere,
merrte në krahët e saj…
e kokën e mbështeti në të kundërtën time,
unë e shihja tek largohej,
krejt lule e pranvera,
krejt shkronja e ylbere,
merrte në krahët e saj…
e vazhduam ashtu…
Unë shih atë e ajo shih mua,
më dukej sikur s’mund të isha,
as edhe një fletë libri në komunikimin me të,
në qiellin vegimtar të mbytesha,
madje pse të mos isha stinë,
në tërheqjen e saj,
mund të ishim mike të mira,
apo edhe armike,
që s’do bënim asnjë vrimë pa njëra-tjetrën…
madje nëse më përqafonte,
do i jepja gjithë shpupurisjen e shpirtit,
e nëse më mbërthente dorën,
për të kaluar muret e ngritura nga dromca mërzish,
me trurin tim,
do realizoja një tjetër kohë fringo të re…
do t’i qepja një tjetër horizont të ri…
më të guximshëm,
më të arsyeshëm,
pa djaj të çmendur,
pa prishësira miqësish,
pa goditje anonime…
jashtë dere do lija tepricat e hapave të rëndë,
në këndin e syve do perceptoja lumturinë,
në cepin e buzëve do mërmërisja kthjelltësinë e dëshirave,
në mëngjeset hilatore
do vrisja pyetjet retorike…
Në botën e kësaj kohe të riformuar,
do dashuroja të gjitha kodet e jetës,
e të vetmin mik të vjetër,
do mbaja Udhëtimin në kohë
do dashuroja të gjitha kodet e jetës,
e të vetmin mik të vjetër,
do mbaja Udhëtimin në kohë
@highlight