Kontradiktat e brendëshme-Shkurte Berisha

 
 
Në tempullin e mëndjes si dy të marrë
Dy mbreteri luftonin pa pushim
Njëra kërkonte qiellin të marrë
Tjetra tokën,gurin dhe kthjelltësin’
 
Zemra pinte dritë prej iluzioneve
Si lypëse yjesh në një natë pa fund
Arsyeja rrinte roje e dyshimeve
Me sy prej akulli e gjuhë plumb.



Jeto thoshte zemra “edhe nëse digjesh”
“Më beso” arsyeja kthente në mur
Sepse njerezit ikin kur shpirtërat lidhen
Dhe e vërteta ka fytyrë të verbër , gur.



Atëherë ,kuptova se njeriu s’është një
Por ,një humnerë me zëra që s’flenë
Herë flet zemra butë me gjysëm zë
E herë flet mëndja dhe zërin e ngre.
 
Dhe njeriu mes tyre mbeti
Gjysëm flakë e gjysëm akull
Një shpirt që veten se gjeti
Një mëndje që mendimet flaku.