Jahe Fida

Kontrast
Dy botë të ndryshme
Kontrast.
Kontrast.
Këtu, kafenetë mbeten plot,
karriget njohin emrat tanë,
dhe një filxhan kafeje
zgjat sa një copëz çast
Pleqtë numërojnë rinitë
të rinjtë planet për nesër
dikush flet për dashurinë,
dikush lakon një jetë tjetër
Ora ecën ngadalë,
si gomar në përpjetë
askush nuk nxiton kohën,
dita të mos ketë fund vetë
Në Perëndim…
Ah, në Perëndim!
Kafeja pihet në këmbë
sa hap e mbyll synë
dhe koha blihet shtrenjtë
Sekondat kanë çmim.
Njerëzit rendin drejt punës,
si lumenjtë pas shiut
minuta është monedhë,
ndalesa e pa pranueshme prej njeriut!
Atje prodhohet mirëqenie
këtu prodhohen biseda
Atje fitohet koha,
këtu harxhohet me skeda!
Po kush është më i pasur?
Ai që ka llogarinë plot,
apo ai që gjen një orë
për të dëgjuar një mik,një shok?
Ndoshta të dy gabojnë.
Ndoshta:
Njëri harron të jetojë,
tjetri harron të ndërtojë
Jeta matet me çastet
që nuk i blejmë dot,
dhe atëherë kur i kemi humbur
Ia nisëm e qajmë me lot
Kontrast.
Dy botë të ndryshme.
E megjithatë, të dyja
kanë etje për të njëjtën gjë…
… për të njejtën gjë!
E prap kontrast
Kontrast!
Kontrast!
Jahe Fida