KOSOVA E LIRË DO TË JETOJ
——————————————–
( Poemë )
Moj Kosovë, që po rënkon,
Rënkon toka, me ngashërim,
Dhe n’fusha e male po jehon
Dhe vjen një zë, si ndëshkim.
Rënkon toka, me ngashërim,
Dhe n’fusha e male po jehon
Dhe vjen një zë, si ndëshkim.
Vjen nga eshtrat, nën dhe,
Që nuk treten, pa shpagim,
Ah, Kosovë, qetësi nuk ke,
Po të ndëshkojnë, për lirinë.
Vëlla vrasjen, kush ta pruri,?
Ketë peshë, askush s’e mban,
Gjak’n e kuq që mban flamuri
Ju e derdhet, për vatan.
E derdhën gjakun për lirinë,
Për ty Kosovë, arbërore,
Që t’lind dielli me shkëlqim,
Aty në vatrat, stërgjyshore.
Moj Kosovë, a po dëgjon,?
Për bijtë e tu, çlirimtarët,
Haga shtrigë, po i dënon,
Sikur të ishin, ata barbarët.
Por, në çdo luftë, janë vrarë,
Ata që ishin, kundër lirisë,
Qenë të shitur dhe tradhtarë,
Kundërshtarë të pavarsisë.
Nuk ka ndodhur asnjëherë,
Që çlirimtarët, të jenë dënuar,
Gjakatari, ka vrarë e prerë,
Për terror, nuk është fajësuar.
Por ty hallin, askush s’ta qau,
Se kjo Europë, të mashtroi,
Nga trualli mëmë dikur të ndau,
Dhe askush s’të ngushëlloi.
Por shumë larg, mik kërkove,
E Amerikës, në derë trokite,
Në truallin tënd si mike e ftove,
Sipas zakonit, me nder e prite.
Dhe kjo mikja, në baltë s’të la,
Sepse ta njihte, ty historinë,
Njihte Kosovën, truallin që ka,
Ja njihte burrat për trimërinë.
Mikja e fortë, ndihmë të dha,
Dhe nga barbarët, të çlirojë,
Dhe kur Kosova, lirinë e pa,
Si mike të madhe, të nderoi.
Të gjithë të vrarët i ka nderuar,
Dhe nga dhimbja i qau me lot,
Ndërsa krimet, si ka harruar,
Plagët e shpirtit si shëron dot.
Por historinë, a e kujtoni,?
Që vitet vetë, na i përcjellin,
Në asnjë fe, të mos besoni,
Se të tjerët, vrerë po vjellin.
Mos besoni se çfarë thonë,
Se ju duan, të jeni përçarë,
Vetëm një fe, ju bashkon,
Që të gjithë, jeni shqiptar.
Ajo tokë, kurrë si harron,
Ato plagë, zemër cfilitur,
Se historia, po jua tregon,
Të kaluarën tuaj të ndritur,
Moj Kosovë, zonjë dardane,
Këtë emër, kush ta pagëzoi.?
Ti s’ke qenë, kurrë mjerane,
Por dardane, sy shqiponjë.
Djemtë e tu, vetë i mblodhe,
Për të zhdukur robërinë,
Dhe në krye, trimat zgjodhe,
Që do të luftonin për lirinë.
E dhe kushtrimin, si dikur,
Kur armiku, të vuri zjarrin,
I bashkove në një flamur,
Bashkë me, Adem Jasharin.
Se erdhi koha, e kushtrimit,
Ajo kohë, me zjarr po vinte,
Bijëve të tu, prej zemërimit,
Flamuri i kuq në ball u printe.
Se nuk durohej më robëria,
Prangat frymën, ta kishin zënë,
Sa e shtrenjtë, qenka liria,
E pagove, me gjakun tënd.
Erdhi koha, të gjithë të vinin,
Shpërndarë qenë, bijtë e tu,
Menjëherë sa dhe kushtrimin,
Erdhën pranë, të ranë në gju.
Krisi pushka, në çdo çardhak,
Për Kosovën, flakë dhe zjarr,
Nëpër trup, t’kullonte gjak,
Gjak i kuq, gjak shqiptar.
Bijtë e tu, përpara shkojnë,
Nuk i tremben, vdekjes kurrë,
Ja të vdesim, ja të rrojmë,
U betuan, nën një flamur.
Nën flamurin, kuq e zi,
Në çdo prag kur shpërtheu,
Luftojnë trimat për liri,
Siç luftoi dhe Skënderbeu.
Edhe yjet, shumë ndriçuan,
Në t’gjithë qiellin, dritë u bë,
Bashkë me burrat e gra luftuan,
Kosova mbrapa, s’kthehet më.
Që nga malet, shqiponjat nisën,
Me vërshim, që si dallgë vinte,
Errësirën natës, seç ia grisën,
Që mbi Kosovën, dritë të binte.
U derdh gjak, tokën ka larë
Lajmi shkon edhe në Serbi,
Hëna botës ja ka shpërndarë
Se Kosova, është Shqipëri.
Që po lufton, për lirinë e saj,
Me armiq të egër, gjakatarë,
Dhe për bijtë, që s’kishin faj,
Por në Tivar, ja kishin vrarë.
Si harrojnë, kurrë masakrat,
Të gjitha nënat, po i vajtojnë,
Zjarrin ndezur, mbajnë vatrat,
Që Kosova, e lirë t’jetoj.
Për lirinë, shumë gjak derdhi,
Dhe s’do e lenë të ja e marrin,
Se nga thellësia, një zë erdhi
Betim i shënjtë, për kosovarin.
Një amanet, që e lanë të vrarët,
Për lirinë, u derdh shumë gjak,
Të bashkoheni, t’gjithë shqiptarët,
Për çdo të vrarë, te marrin hak.
Për lirinë, u derdh shumë gjak,
Të bashkoheni, t’gjithë shqiptarët,
Për çdo të vrarë, te marrin hak.
Petro L.Sota 6 tetor 2026
