Loti vret në shënjë pendimi…!Vangjel Pellumbi

Vangjel Pellumbi

Loti vret në shënjë pendimi…!
Me shpresa t’reja,fshij lotin e mi
Ndjej,që zemra reh ndryshe tani.
Më vesh buzëqeshja më tepër se kurrë.
Për sa kohë që shpresa ndriçon rrugën time!
 
 
Gjithmonë bie në trishtim,
Është i vetmi çast,ku shpërthej në lot
Përpiqem ta shmang,por është e kotë.
E gjej veten,larg në krahë vetmie,
Dhe më rrëmben një çast dobësie.

 

Sa herë që zemra përjeton stuhinë,
Si dikur,çdo djalë,qëndron i tillë
Si të mbijetoj pa derdhur lot’
Jeta më mësoi,si të jem i fortë.

 

Ky lot,po vret në shënjë pendimi
Heshtjen që bërtet brenda shpirtit,
Rrugën e jetës sime me askënd nuk ngjasojnë.
Se zhurma e mendimeve,vlon si një vullkan!

 

Apo plagët e vjetra,shpirtin pa shëruar?
Që dhimbje në zemër më kanë shkaktuar.
Ku syri s’mund t’a mbajë,po e le të rrjedhë.
Dhe lotin që del,era shpërndan mbi faqe.

 

Loti,vret në shënjë pendimi!
Veç trazira ka edhe shikimi.
Se,as lulet që çelin në pragun e derës,
Më turbullojnë dhe humb kontrollin.
Ky është pendimi i lotëve të hidhërimit.
Shpresat të reja më vinë në mëndje.

Që lotët,fshij me mengën.

Dhe gjithmonë më thonë: mos qaj ,he burrë.

Lot që vret vetëm me premtime.
V Pëllumbi.autori
05/07/2026 Artë.Greqi