Veis Abazi

Ku je o Lefter legjenda!
Gjëmon deti, përplasje dallge
Në brigjet përmbi Himarë.
Ref.
Ku je, o Lefter legjenda
Të kërkojnë fletët dhe pena.
Valët Pilurin mbulojnë
Një ninullë aty kërkojnë
Kërkojnë malet e lartë
Poetin me penë të artë.
Mungon princi i këngës labe
Në skena, në festivale.
Këngën labe e ke lënë
Si foshnja jetim pa nënë.
Lefter Çipa, jo, s’harrohet
Në çdo brez do të kujtohet.
Nga fletët dhe pena e tija
Mal mbi male Labëria.
Ref.
Ku je o Lefter legjenda
Të kërkojn fletët dhe pena.