Kur Foli Historia
Sytë m’i mori e shkuara dhe shfletova librin e jetës sime shqiptare…
Në faqet e tij pashë plagë që koha nuk arriti t’i shërojë plotësisht dhe qëndresë që nuk u thye kurrë.
Pashë nëna që prisnin me mall dhe bij që niseshin drejt lirisë.
Pashë lot dhimbjeje që u kthyen në lot gëzimi, ndërsa lotët e vuajtjes u shndërruan në lot krenarie.
Pashë errësirën e luftës dhe agimin e lirisë teksa takoheshin në të njëjtin prag.
Aty jetonin sakrifica e dëshmorëve dhe guximi i luftëtarëve, të bashkuar nën një ideal të vetëm:
Kosovën e lirë.
Pashë një popull që nuk u dorëzua kurrë dhe një ëndërr që, pas shumë vuajtjesh, u bë realitet.
Dhe mbi të gjitha, pashë flamurin që valëvitej krenar në qiellin e lirisë, duke më kujtuar rrënjët, gjakun, historinë dhe emrin tim: Shqiptar.
12 Qershori – Dita e Çlirimit të Kosovës
Me nderim të thellë përulemi para dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë tonë.
Mirënjohje e përjetshme për çlirimtarët e Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës.
Lavdi të gjithe atyre dë sakrifikuan për atdheun, që brezat e sotëm dhe të ardhshëm të jetojnë të lirë.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i tyre dhe e bekuar liria që gezojme sot!
Lavdi dëshmorëve! Nderim çlirimtarëve! Qoftë e përjetshme liria e Kosovës!![]()
