Kur isha keq…Ariel Bella

Ariel Bella


Kur isha keq,
heshtja ishte përgjigjja e shumë njerëzve.
Askush nuk pyeti si isha,
askush nuk pa betejat
që mbaja brenda vetes.
.
Sot më flasin me afërsi,
sikur të më kenë njohur gjithmonë.
Por unë i kujtoj ato ditë
kur ecja vetëm
me shpirtin tim si shoqëruesin e vetëm.
.
Nuk mbaj inat.
Nuk e bëra dhimbjen shok.
E lashë të më mësonte
se njeriu më i rëndësishëm
është ai që nuk të braktis kurrë: vetja jote.
.
Më buzëqeshin sot,
sikur koha të ketë fshirë gjithçka.
Por unë nuk kërkoj më asgjë,
sepse plagët më mësuan
të mos pres aty ku nuk ka zemër.
.
Bota shpesh të afrohet
kur drita të rrethon,
por unë mësova një të vërtetë:
në errësirë zbulon
sa dritë ke brenda vetes.
.
Kur mbrëmja bëhet e heshtur
dhe vetmia ulet pranë meje,
unë përqafoj veten time
dhe i them:
“Ke kaluar shumë, por je ende këtu.”
.
Hapat e mi vazhdojnë.
Jo sepse nuk u lëndova,
por sepse mësova të ngrihem.
Ajo që më lanë bosh të tjerët,
e mbusha me forcën time.