Kur më vjen nga stani-Petro L. Sota

 
————————————–
Moj belhollë, që vjenë nga stani,
Plot me lule, ti ballin mbuluar,
Kur të pashë, ç’mu dogj xhani,

Me sytë e bukur,që i ke të shkruar.
Nëpër lëndina, ti lule mbledhë,
Dhe përmbi flokë, i thurë kurorë,
Më dridhet zemra, porsi një gjethë,
Sa s’po më del, nga ai kraharor.



Kur ecën rrugës, moj nazelije,
Lehtë e lehtë, si një drenushë,
Zili t’kanë zogjtë, nëpër korije,
Kur belin e tund, si tjetër askush.



Por pranvera, çfar ka bërë,?
Gjithë natyrën, bukur ka çel,
Të ka zbuluar, ty gushë e llërë,
Por dhe gjirin, përmbi bel.



Si bisqe të njomë, të duket gjiri,
Që po shpërthen, aty nën bluzë,
Aromë shpërndan, si lule bliri,
Si petale çelur, përmbi buzë.



Si trëndafil, e kuqe buza,
Si dy petale, që çelur kanë,
Rehat s’më le, për ty kjo muza,
Mbi varg gjithë natën, po më mban.



Më thuaj një fjalë, ç’të ka gjet,
Se po më vjen, ashtu ngadalë,
Kur të shohë, me atë gërshet,
Shpirti më del, dot më se ndal.



Poshtë tek bregu, tek një korije,
Ju o bilbila, këngën ta qani,
Bashkë me ju, dhe unë do e zija,
Për belhollën, që vjen nga stani.



Do të këndoja, për synë e saj,
Se nuk kam parë në të bukur,
Si lulëkuqe, e çelur në maj,
Si një vajzë, kthyer në fluturë.



Çfar do të kishte, një zanë mali,
Më shumë se ty, që bregut zbret,
Me kuror, thururë tek balli,
Të zbret tek gjiri, një gërshet.
Diçka fsheh, që ashtu po rri,

Si një perri, sot më ngjani
Dot s’ta shoh, çfar ke në gji,
Moj belhollë, që vjen nga stani.
Petro L. Sota 11 maj 202