“Kur t’dali rakia”-Dritan Mardodaj

Çun Tirone jom
Gjith ai azgon
Ndaj ne mos u kruj
Se t’boj t’dalish ujë

A merr vesht o çun
Gushën si pullum
Unë jom tu nejt urtë
S’du me bo zullum

Ene kshu po t’them
M’le n’rehatin tem
Se s’tlujti njeri
I fortë me raki

I fortë me raki

Ne mos u kruj mo
Se s’du me bo sherr
Kjo rakia qeka
E zime dy herë

E zime dy herë

Vallahi qofsh ti
Vetëm që e pi
Pija e teprume
Të bon delenxhi

Të bon delenxhi

Çun Tirone jom
Ne i her po t’thom
Pijes ti s’i jepke
Daku, fare kon

Dil iher or djalë
Anej poshtë n’mëhallë
Boi t’fala ke shpia
Kur t’dali rakia

Kur t’dali rakia

Kur t’dali rakia.

© Dritan Mardodaj