Kur vargu mbeti në mes- Shkurte Berisha

KUR VARGU MBETI NË MES
Të shkruaj poezi nisa,
dhe e lashë në mes,
nuk e di çfarë kisha,
ndoshta humbur shpresë.
 
 
Një fjalë kërkonte dritën,
një varg kërkonte zë,
por heshtja mbuloi shpirtin,
si mjegull mbi një re.

 

Mendova se mbaroi rruga,
Se frymezimi u tret,
por brenda zemrës sime,
një zjarr i vogël mbet.

 

Se fjala lind nga dhimbja,
nga ëndrra dhe kujtim,
poezia vjen si drita,
kur zgjohet me besim,
Dhe vargu që mbeti në mes,

një ditë do të lulëzojë,

sepse shpirti i poetit,

edhe në heshtje do këndoje.