-Një libër mjaft interesant dhe i arrirë në zhanrin e vet humoristiko-satirik-
Nga Panajot Boli

Pas librit të sukseshëm ”Hebreu i fundit”me 17 tregime dhe 3 novela të gazetarit Shkelqim Hajno,ku spikat mjeshtëria e autorit si një prozator i talentuar, ku rrok një tematikë të gjerë, ku zë një vend të merituar edhe komuniteti grek në Shqiperi,(e veçanta dhe mjaft domethënese e këtij vellimi) na bëfason këto ditë me një botim në një zhanër tjetër, atë humoristiko-satirik,”Spartaku në urën e Kardhiqit” Edhe këtu Shkelqim Hajno e tregon vetën një prozator humoristiko-satirik tepër i talentuar dhe shkelqen në llojin e vet.Vepra të tilla janë të rralla në letërsinë tonë, dhe kjo është një arritje pozitive si për pasurimin e letërsisë satirike e humoristike shqiptare , por edhe një arritje mjaft cilesore edhe për autorin për stilin e tij të veçantë si dhe finesën në narativitetin e tij.Shkelqim Hajno njihet si një figurë gazetari në Shqiperi mjaft i njohur,i kompletuar në të gjitha aspektet, me një përvojë të madhe dhe vlerësohet e respektohet për maturinë , pjekurinë, stilin, dhe përsonalitetin e konsoliduar dhe tepër korrekt me komunitetin.Që kur ka mbaruar universitetin në degën gjuhë-letërsi në Tiranë, te Shkelqimi spikaste edhe një cilësi e veçantë nga shokët, një humor i hollë, me tepër finesë , me elegancë e i kendshëm. Këtë e manifestoi edhe në shkrimet humoristike, sidomos fejtone në të njohuriën atë kohë revistën ”Hosteni” Që në shkrimet e para. shkrimtarët e këtij zhanri e cilësuan si një talent të ri me të ardhmen në këtë fushë. Edhe libri i parë i botuar në atë sistem la një përshtypje për kritikën e kohës. Për një kohë të gjatë autori heshti, jo të shkruaj dhe të mbush raftet e arkivit të vet, por nuk iu dha botimeve.Tani në këto botime të tij të akumuluara për aq vite,çdo lexuesi mund të mrekullohet me tregimet e tij,si me tematikën mjaft të gjerë, por edhe te një stili narativ terheqes dhe interesant

Te vellimi që cituam,”Spartaku në urën e Kardhiqit” me 27 tregime humoristike, botuar nga shtëpia botuese NERAIDA,ka një tematikë të gjerë, një galeri portretesh nga me interesante, me shumë të periudhës se ”lavdishme” të socializmit ku Shqiperia ishte ”fener ndriçues në Evropë” si dhe ”brirët” e tranzicionit të demokracisë hibrite në Shqiperi pas viteve 90.Lexuesi do të gjej në këto tregime atë hipokrizi, atë injorancë që fshihet pas fasadës shkelqimtare, një propagande false,që edhe vetë ata që e reklamonin, nuk e bësonin.Gjithë libri është një humor i kendshëm. i hollë, i lezetshëm, me një narativë të ligjerimit humoristik popullor,ku na ndjekin parrullat,…vetem parrulla dhe agjitacion bosh jashtë realitetit.Këtë imazh mjaft bukur e jep tregimi ”Jorganët” Njerezit kanë varferi , nuk ngopen me parrulla e fjalë boshe, Detaji është tepër domethes dhe mjaft i goditur. Me bezet e parrullave nikoqirja e varfër bën jorganë për të mbuluar fëmijët nga të ftohtit.Ajo që autori ka venë në shinjestër dhe e qesndis me një humor me tepër finesë, është injoranca, prepotenca. Në krye janë njerez mediokër, prepotentë. me njohuri të cunguara, që drejtojnë, që bëhen aq qesharakë me veprimet e tyre dhe me fjalën ”bombë” ”nën udhëheqjen e Partisë dhe udhëqesit të lavdishëm”’ Autori nuk ua ka kursyer penelin ketyre bablokëve që quhen të devotshëm dhe të pazevendueshmit e sistemit.Prepotentë të tillë, mediokër, kapadai, injorantë. do të gjejmë te tregimet ”Një bombë në kolltuk” ”Ali Pasha Tepelena në komitet” ”E deleguara” ”Dopio sallatë ruse” ”Degjerinerim nga Antikiteti” ”Gomërët e kooperativës , pa përjashtim” e tjera. Në libër autori stigmatizon edhe shumë fenomene vese të tjera të cilat i shigjeton dhe e bën lexuesin të mendohet, të reagojë pas buzëqeshjes me bëmat e ”heronjve” Korupsioni është brejtes i shoqerisë sonë dhe autori e ka venë në shenjestër si në atë sistem të ”bablokut” dhe sot në shoqerinë ”demokratike” Spikatin tregimet ”Një polic vishet, shtatë keca zhvishen” ”I ngrati inxhinjer” Një nga tregimet me interesante që mban edhe titullin e vellimit, është ”Spartaku në urën e Kardhiqit” ku formalizmi ”konkretizimi”e banalizojnë arsimin. Me një satirë të mprehtë, qesendisese, autori mes mesuesit të historisë, tregon si banalizohet, politizohet ora e mesimit që shpesh Partia ngulmonte ”Ta lidhim me aktualitetin.” Siç thashë galeria e personazheve është e madhe dhe interesante. Në disa është tipizuar njeriu i zgjuar, me humor, që vë në kontrast me ato të udhëheqjes,(ku zbulohet injoranca dhe padituria, mendjemadhësia, mediokriteti ) siç është figura e Xhemal egjiptit, te tregim ”Muzika” apo traktorist Demoja te ”Do të hamë sënte” Nuk mund të mos qesh me të madhe lexuesi te tregimi që më la mbresë, ”Koka e Maos”
Çfarë verejmë te struktura e tregimeve të Hajnos? Narativiteti i rrjedhshëm, me një ligjerim populist që të mban në tension dhe me buzëqeshjen që nuk të hiqet nga fytyra. Është i toneve të qeta, me humor të butë si themi ”të vret me pambuk” Ajo që është e veçanta e tregimeve të tij, janë gjetjet në zgjidhjen e konflikteve.Pikat korifej të tregimeve janë befasuese. Kemi parasysh radio ILIRIA te vcc e Xhemalit ”aty e ka vendin muzika borgjezo revizioniste” apo te ”Koka e Maos” ”Po. As nga brenda shkollës, e as nga jashtë shkollës, mesuese. Pyesni po deshet edhe Xhixhin. Unë Xhixhi edhe …xhaxhi Mao ishim. Asnjë tjetër” Gjithmonë autori pas një narativitet të gëzueshëm, shoqeruar me një humor të hollë, vjen edhe zgjidhja mjaft e goditur.
Këto situata me zgjidhje të tilla mjaft të gjetura, origjinale,i ndeshim në të gjitha tregimet.Kjo e bën librin me terheqes si dhe me nivel të lart artistik.. Gjuha e autorit është e ligjerimit popullor me veshje artistike me figura jo të stisura, por funksionale, sidomos përdor mjeshtërisht figurën e metaforës.. Njeh shumë mirë humorin popullor dhe e përdor me vend,falë përvojës se gjatë gazetareske, duke shkelur në fshatra e zona ku sherbente,
Libri i Shkelqim Hajnos ”Spartaku në urën e Kardhiqit” është një vlerë dhe pasuri për letërsinë shqiptare