Vuri titull "biçim lisi"
Surrogati nga Parisi
Pra ky urdhër ore mik
Quhet "Lisi Akademik".
Ky spiuni i mërgimit
Hoqi Urdhërin e NAIMIT
Për meritën me të lartë
Në kulturë, sport, edhe art.
Ky palaço surrogat
Bën dhe si aristokrat
Vazhdon ky biçim njeri
Hiqet dhe si "frashërlli"
Zyra, poste, rol "pompoz"
Për këtë laro karagjoz.
S'ka lidhje ky hileqar
Vështirë t'a quash shqiptar
Se shqiptari i vërtetë
NAIMIN kurrë nuk e prek
Por e mbron me përkushtim
Se u shkri për Shqipërinë
Vendin tënd dhe vendin tim!
Urdhëri i Lartë duhet rikthyer
Në postin e tijë të Vyer
Për të mbrojtur Shqipërinë
Vëndin tënd e vëndin tim
Nga çdo skemë dhe çdo cënim.
Ndër vite janë informuar
Deputetët e "nderuar"
Por këta hajna dhe "robotë"
S'reagojnë, janë mos më kot.
Vetëm njëri reagoi
Leskaj ju falenderoj
Juve jeni shqipëtarë
Siç ke emrin dhe Bujar.
Është njoftuar edhe media
Nuk ka bzu fare e "shkreta"
Se është kap edhe është shit
Në nivel stratosferik.
Urdhëri i Lartë duhet rikthyer
Në postin e tijë të Vyer
Për të mbrojtur Shqipërinë
Nga çdo skemë dhe çdo cënim.
Ti shqiptar kudo që je
Gjak në vena nëse ke
Për të mirën e Shqipërisë
Shpërndaje mos fle nën lis.
Nuk po t'a kërkoj për veten
Por për katër vilajetet
Që një ditë të bëhen nji
Shtet i vetëm, Shqipëri!
© Dritan Mardodaj, prill, 2026