“Lule Abedini “- Shkurte Berisha

“ LULE ABEDINI “
 
Kur ishim të vegjël fare, akoma fëmi’
Natyrisht kishim shumë pak njohuri
Kureshtarë ishim për çdo gjë të dinim
Përgjigjet e pyetjeve asnjeherë s’vinin.
 
Loznim me fëmijë me orë të gjata në natyrë
Kishte lule të bukura me aromë e çdo ngjyrë
Emrat të gjithave ne aspak nuk ia dinim
Vetë ia vendosnim dhe pse nuk na bindnin.

 

E mbaj mënd shumë mirë një lule
Ngjyrë lejla dhe me shumë aromë
Mbinte kudo dhe zvarritej në mure
Ishte e bukur e thatë dhe e njomë
 
 
Por, emrin si ia vumë, a mund ta dini?
Me siguri mendja asnjeherë s’ iu shkon
Të gjithë njëzëri thirrëm:”Lule Abedini”
Sepse e mbante në dor’ çdo ditë ky përson.