Gezim Llojdia

1.
L-ulja e diellit.
Kokëunjur,
fytyrëverdhë në muzgun e thepisur.
2.
U-ra me diellin.
Mirëmëngjes!
Fushë e verdhë,fushë e heshtur.
Kokëverdha në rrjeshtë .
Qëndrimi :kokë-kthe në lindje të diellit.!
Mirëmëngjes!
Ky korpus ushtarësh si shtergët e ngrirë,në pranverë.
Rikthim,qivurësh të verdhë.
3.
L-uledielli.
Heliotropizmi.
Soditja diellore e kyçur në përfundim të lulëzimit.
4.
E-ra.
Bleta.Pllenimi i lules së diellit.
Lulëzimi.
Nga periferia në qëndër.
Gjethëria e këmbyer.
5.
D-ielli.
Ardhja në suazën gjelbërore.
Erdhi ditëshkurtëra.Ditëgjata.
Kodi gjenetik :2n=34 kromozone.
Medalion ushtarak.Divizioni dritëdashës.
Formëzimi :lule+diell.
6.
I-kanake.
Zbritur tek dielli
Përndryshe,një ditë vjeshte e vdekur.
Pasqyra jote na rrëfen:
lëndën e Zotit.
7.
E-ndritçme-fytyra.
Shëmbëllim i arit.
Ndrit pasqyra.
Tek shpirti i diellit.
Jeta.
Rrezet e tij të verdha,flokëarta.