“Magjia e Emrit Tënd”-Arsinoi Zengo

Arsinoi Zengo

“Magjia e Emrit Tënd”

Nuk di kur filloi…
ndoshta kur emri yt u bë dritë në mendimet e mia,
ose kur heshtja ime filloi të të thërrasë pa zë.

Ka një magji në ty
që nuk më pyet nëse jam gati,
thjesht hyn ngadalë në shpirt
dhe e bën shtëpi.

Kur të mendoj,
ajri bëhet më i lehtë,
koha harron të më rëndojë,
dhe gjithçka merr ngjyrën tënde të butë.

Ti nuk je vetëm ndjenjë…
je një qetësi që më trazon bukur,
je një prani që nuk shihet,
por ndjehet në çdo cep të zemrës sime.

Në këtë magji të pashpjegueshme,
unë nuk kërkoj më arsye,
sepse disa dashuri
nuk kuptohen… vetëm jetohen.

Dhe unë të jetoj ty
si një sekret i ëmbël i universit,
që më mëson se edhe heshtja
mund të dashurojë pafund.