Maji
Maji po ikën,
trëndafilisht lulëzuar,
i erëmuar.
Ardhi i paqtë qershori,
frutash ngarkuar!
~
Qelibar
Jam cipë e pastër,
qelibar-uji,
që s’po lëviz,
sa ti të shikohesh qetësisht.
Më pas valëzoj,
të shumëfishoj
fytyrën e Dashurisë!
Shpirti dhe Zemra
~
Shpirti im mbushet dhe zbrazet
në rregullësi perfekte.
Asnjëherë tejplot,
asnjëherë stërbosh.
… Zemra ime,
– thonë –
që duket në dorë!
Në pritje të bebes
~
Në çdo cep të trupit tim tani,
ti pi nektar.
Po mos u sos në të,
lërmë ca për mënjanë.
Se më qorton yt bir:
“U sose për babanë.”
–Në pritje të bebes

