
…A kanë rënë asteroidë që e bënë të shenjtë dhe pse nuk kalon linja Lei nën trupin e tij?
Gezim Llojdia
1.
Historia e njerëzimit shpesh është ndërtuar mbi kujtime të mjegullta, ku realiteti dhe legjenda ndërthuren deri sa bëhen një. Mali i Tomorit, i quajtur i shenjtë që në lashtësi, nuk është thjesht një masiv gjeologjik që ngrihet mbi fushat e Beratit. Ai është një shenjë, një kod i mbetur nga kohë të largëta, kur qielli dhe toka komunikonin në mënyra që sot mezi i kuptojmë.Historia do të marri një kthesë të rëndësishme.Sepse shumë vende të shenjta janë mbuluar me legjenda të diktuara si realitete.
2.
Thuhet se mbi këtë mal kanë rënë asteroide, gurë të zjarrtë të ardhur nga thellësitë e kozmosit. Dhe si shumë vende të tjera në Mesdhe, këto gjurmë qiellore janë mbështjellë me mite, të cilat popujt e lashtë i përcollën brez pas brezi.Nuk është rastësi që kudo ku ka rënë një gur nga qielli, aty është ngritur një faltore, një tempull, një vend i shenjtë.Forca e ardhur nga hapësira u shndërrua në simbol hyjnor mbi tokë.
3.
Ne i kemi emëruar planetet, yjet dhe galaktikat deri në skaj të universit, por tokën” shtëpinë” tonë e kemi lënë pa emër.
Një ironi e madhe, i njohim të largëtit, por kemi harruar të quajmë atë që na mban gjallë. Ndoshta kjo harresë vjen nga fakti se, në vend të së vërtetës, kemi zgjedhur legjendën.
Legjendat shpesh e kanë kaluar kufirin e realitetit, duke e zbehur dhe fshehur atë.Në shumë raste, janë më të shumta legjendat sesa faktet.
4.
Religjionet, të fuqizuara nga besimi i masave, i kanë përdorur këto vende të mbarsura me energji për të ngritur tempujt e tyre. Shumë linja Lei rrjete të padukshme energjie që lidhin malet, lumenjtë, shkëmbinjtë dhe yjet u shfrytëzuan për të vendosur mbi to faltore.Kështu, vendet që ndoshta dikur ishin porta kozmike, u bënë qendra ritualesh fetare.
Mali i Tomorit mbetet një dëshmi e kësaj trashëgimie. Ai është një kryqëzim mes qiellit dhe tokës, mes gurit dhe shpirtit, mes shkencës dhe mitit.
… Për disa është thjesht një mal i bukur, për të tjerë është një mbretëri hyjnore e Abaz Aliut.
Por përtej këtyre interpretimeve, ai mbetet një ftesë për t’u kujtuar se realiteti dhe legjenda janë gjithmonë bashkëudhëtarë në udhëtimin tonë mbi këtë planet ende pa emër.
5.
Linjat Ley venat e Tokës.Ashtu si trupi ynë ka qendrat e energjisë, çakrat, edhe Toka Nënë, që na mban dhe na ushqen,ka të sajat. Universi është pasqyrë e vetvetes. -Brenda nesh gjendet një Univers, dhe rreth nesh shtrihet një tjetër, i pafund.
-Çdo qenie, çdo gur, çdo yll, është i lidhur nëpërmjet fijesh të padukshme energjie.
6.
Me Tokën lidhemi përmes një rryme delikate elektrike, që pulson pa pushim në sipërfaqen dhe thellësinë e saj.
… Këto rryma njihen si Linjat Ley venat e gjalla të Nënës Tokë. Ato përshkojnë globin njësoj si gjaku që qarkullon në trupin e njeriut.Ndërthuren, ndjekin shtigje të padukshme, rrotullohen rreth planetit si fijet e një spiraleje të ADN-së, duke i dhënë Tokës ritmin e saj kozmik.
Në pikëtakimet ku këto linja kryqëzohen, besuesit e lashtë pohonin se ndodhen porta të energjisë, vende ku qielli dhe toka flasin më qartë. Aty ndodhin përqendrime të forta dridhjesh, që shpesh përjetohet si një energji e gjallë, e padukshme por e prekshme me shpirt.
Thuhet se Linjat Ley nuk janë vetëm bartëse të forcës së Tokës, por edhe kanale informacioni. Ato thithin energjinë dhe dritën nga pikat më të larta vibruese dhe e shpërhapin nëpër botë, duke përcjellë njohuri dhe mençuri tek çdo gjallesë.Ashtu si mendimet tona udhëtojnë në mendje, po kështu dhe urtësia e Tokës udhëton nëpër këto rrugë të padukshme.
…Në këtë mënyrë, Linjat Ley na kujtojnë se nuk jemi të shkëputur .
…Ne jemi qeliza të një trupi më të madh, pjesë të një qarku të përbashkët ku “gjaku i universit” qarkullon përmes nesh dhe përmes Tokës njëkohësisht.
7.
Tomorri mali i shenjtë i yjeve dhe i legjendave.Për Tomorrin kanë shkruar poetët dhe kanë medituar mistikët. Ai është mal që ngre pyetje dhe fsheh përgjigje, një vend ku toka dhe qielli takohen në një përqafim të përjetshëm. Studiuesi M. Tirta sjell rrëfimin e një figure mistike, një Haxhi Babai që shkoi deri në Qerbela, duke marrë me vete një dorë dhe nga vendi i martirizimit të 72 dëshmorëve të Ejli Bejtit. Thuhet gjithashtu se nga trupi i Abaz Aliut u soll një pjesë brinje, dhe mbi këtë kujtim u ngrit kulti i tij.Në majat e Tomorrit u ndërtua një varr kenotaf, i ngritur jo mbi trup, por mbi kujtesën dhe besimin.
Që prej asaj kohe, mali u shndërrua në faltore të hapur të bektashinjëve , ku qielli mbulon altarin dhe gurët mbajnë kujtesën.
8.
…Por përtej mitit dhe religjionit, Tomorri ruan një histori edhe më të lashtë.
Pra mali ka qenë i shenjtëruar para se të mbrinin aty relligjioni fetar.
Thuhet se në kohët e hershme mbi të kanë rënë asteroide dhe meteorë, duke sjellë me vete metale të rralla, shkëlqime qiellore,që netëve të errëta nxirrnin shkëndija misterioze.Me kalimin e kohës këto metale u shkrinë me trupin e malit, duke i lënë atij një trashëgimi të fshehur, një gjerdan të padukshëm mineralësh të ardhur nga yjet.Përbërja e tyre e vërtetë nuk është studiuar kurrë në thellësi, por fakti i pranisë së tyre është si një shenjë kozmike e ngulitur në zemrën e Tomorrit.
…Këtu nuk kemi Dodonën pellazgjike,por një tjetër qendër energjie.
…Tomorri është vetë tempulli. Energjia e tij besohet se lind nga metalet e çmuara të sjella nga qielli.
…. Nëse asteroidët drejtohen nga dora e një fuqie të panjohur nga vetë alienët atëherë ata bartin një energji të veçantë, që shenjtëron vendin ku bien.
…Në rastet e tjera, kur bien rastësisht, ata mund të sjellin metale të rralla, por jo domosdoshmërisht energjinë hyjnore.
Kështu, Tomorri qëndron midis realitetit dhe mitit.
Një mal që mban brenda trupit të tij kujtimin e yjeve, që është faltore për njerëzit dhe burim energjie për kozmosin.
…Një portë që na kujton se e shenjta nuk është vetëm në qiell apo në besim, por edhe në gurin që shkelim çdo ditë.
8.
Tomorri dhe misteri i energjive kozmike.Tomorri u quajt i shenjtë pikërisht për këtë arsye.Nga energjia e metaleve kozmike, të sjella nga asteroidët që ranë mbi “trupin e tij”, shekuj më parë.
Gurë të ardhur nga yjet u shkrinë me gurët e malit, duke e bërë atë jo thjesht një formacion gjeologjik, por një depo të energjive të universit.
Çfarë ka parë NASA në Tomor?
Me aparaturat e saj të ndjeshme, thuhet se ka diktuar praninë e energjive të çuditshme, të lidhura me metale që për ne mbeten ende të panjohura.Këto nuk janë metale të zakonshme, por bartës dhe përforcues të energjisë kozmike , si antena të Tokës që kapin dridhjet e qiellit.
E megjithatë, për shkencën gjithçka duhet të matet, të shihet, të peshohet.
NASA nuk punon mbi bazën e misticizmit, shkencëtarët e saj besojnë vetëm atë që instrumentet e tyre arrijnë të regjistrojnë. Për ta, ajo që nuk shihet, nuk ekziston.
…Por kjo nuk do të thotë se nuk është aty.
Ekziston edhe e padukshmja, ajo që shpirti e ndien dhe mendja e lashtë e njeriut e përjeton, ndonëse aparaturat e shkencës ende nuk e kapin.
Kështu, Tomorri mbetet një enigmë.
Për njërën palë është një mal me përbërje minerale të veçanta.
Për tjetrën është një portë energjie, një faltore e krijuar nga vetë kozmosi. Dhe pikërisht në këtë përplasje midis shkencës dhe mistikës, mali i shenjtë ruan magjinë e tij të pashpjegueshme.
Por ajo ekziston edhe pse ata nuk e shohin.
9.
A mund të na rrëfejnë shkencëtarët çfarë është materia e errët? Ata pranojnë se ekziston, e përdorin në llogaritjet e tyre, por vetë nuk e kanë parë.E padukshmja është aty, megjithatë mbetet e pakapshme për syrin e instrumenteve njerëzore.
Një ditë, shumë nga ligjet e fizikës,që njohim sot do të ndryshojnë. Sepse këto ligje nuk janë të universit ato janë ligje të ndërtuara nga mendja e njeriut, për të shpjeguar universin. Por universi është shumë më i madh se mendja njerëzore.
…Ne kemi arritur deri në Hënë me raketat tona primitive.
Ndërsa alienët, thuhet, dërgojnë anijet e tyre UFO-t nga skajet më të largëta të universit deri këtu në vetëm pak ditë.
Kalojnë galaktika e planete në një kohë që për ne duket e pamundur. Dhe megjithëse pilotët, radarët dhe vetë teleskopët kanë parë gjurmë të tyre, shkencëtarët përsëri thonë: “Alienët nuk ekzistojnë”.
10.
Në këtë heshtje të imponuar, shtohet edhe ndikimi i religjioneve. Dogmat e tyre shpesh e kanë mbajtur të lidhur mendjen njerëzore, duke e kufizuar kërkimin e së vërtetës. Kështu, shumë vende që janë qendra të fuqishme energjie u shndërruan në faltore fetare, duke fshehur origjinën e tyre kozmike.
…Nën këto vende kalojnë linja të fuqishme energjie, Linjat Lei, që përshkojnë Tokën si damarë të gjallë.
Nuk është rastësi që mbi këto pika u ngritën tempuj dhe piramida:
Orakulli i Delfit në Greqi.
Piramida e Gizës dhe piramidat e tjera egjiptiane.
Machu Picchu në Peru. Stonehenge në Angli.
Apo kompleksi madhështor i Angkor Ëat në Kamboxhia.
Të gjitha këto ndodhen mbi nyje energjie, aty ku Toka flet më qartë me kozmosin.
Po Tomorri a përshkohte nga Linjat Lei.Jo.
Në këtë hartë të vendeve të shenjta të botës,ai qëndron edhe Tomorri, mali i shenjtë i Shqipërisë dhe shenjtrëin ja dhanë metalet e asteridëve.E njëjta gjë ndodh edhe me Kishën e Laçit.Nuk ndodhen në linjat Lei por janë të pasur me energji nga asteroidët që kanë rënë aty pranë.
Ato janë porta jonë kozmike, dëshmia jonë se qielli dhe toka kanë folur dikur edhe këtu, në këtë cep të Mesdheut.
11.
Por shumica e kulturave të lashta në mbarë botën duket se kanë njohur ekzistencën e Linjave të Energjisë që përshkojnë Tokën.
…Në Kinë ato njihen si Linjat e Dragoit,që udhëhiqnin arkitekturën e tempujve dhe të varreve mbretërore.
…Në Amerikën e Jugut, shamanët i quanin Linjat e Shpirtrave, shtigje të padukshme ku energjia e paraardhësve udhëtonte drejt yjeve.
…Në Australi, aborigjenët e lashtë i përshkruanin si Linjat e Ëndrrave, që lidhin vendin fizik me botën e shenjtë të mitit.
…Në Perëndim, tradita druide i quajti thjesht Linjat Ley damarët energjetikë të Nënës Tokë.
12.
Këto besime të shpërndara në kultura të ndryshme, shpesh pa kontakt mes tyre,na tregojnë se njerëzimi i lashtë kishte një intuitë të përbashkët. Toka nuk është thjesht një masë toke e gurësh, por një organizëm i gjallë, me rrjete energjie që lidhin malet, lumenjtë dhe tempujt.
13.
Por Tomorri është një tjetër histori. Në trupin e tij nuk kalon një Linjë Ley. Ajo që e bën të shenjtë nuk është rrjeti i energjive të Tokës, por rrëzimi i asteroidëve mbi të. Ndryshe nga tempujt e lashtë të ndërtuar mbi linja energjie, Tomorri ruan një shenjtëri të ardhur nga qielli nga gurët e zjarrtë kozmikë që ranë mbi trupin e tij në kohë të lashta.
Prandaj legjendat që e rrethojnë nuk janë thjesht përsëritje e miteve të tjera mesdhetare.Ato janë kujtime të një ngjarjeje kozmike, të një takimi të Tokës me universin. Tomorri është faltore jo sepse nën të kalon një damar energjie, por sepse mbi të ka rënë drita e yjeve.
Tomorri u quajt i shenjtë sepse mbi të ranë asteroidët. Metale të ardhura nga qielli u shkrinë me trupin e malit dhe i dhuruan atij një energji të veçantë. Këto metale, bartëse të dritës së yjeve, krijuan një urë të padukshme mes Tokës dhe Qiellit.
14.
…Por mbarimi i rendit të vjetër botëror dhe fillimi i rendit të ri edhe ky mal dhe të tjera vende si ky në krejt tokën u ngriu energjia e shenjtë.
Dhe ky mal dhe të tjera vende të shenjta të Mesdheut do të jenë funksional kur lideri shpirtëror i Mesdheut ti japi gjallëri energjisë së ngrirë.