“Troje ku mori krahë liria”

G.Llojdia

1.

“Troje ku mori krahë liria”.Kështu mund ta quaje këtë poezi të autorit Veiz Abazi.

Ngjarjet përcillen në zemër të Labërisë” atje ku janë  “malet e lirisë” ,ose “trojet e shqiponjave”, “malet që s’u mposhtën”  te   “foletë e shqiponjave” në ato  “troje, male dhe lapidarë”

Në planin patriotik, poezia ndërton një ide shumë të qartë: liria nuk është një dhuratë. Ajo është fituar dhe mbrojtur me sakrificë.Labëria një vend ku natyra dhe njeriu kanë të njëjtën karakteristikë: qëndresën.Malet janë të forta  njerëzit janë të fortë.Shqiponjat janë të lira  njerëzit duan lirinë.Lapidarët kujtojnë të rënët  brezat kujtojnë sakrificën.

Prandaj poezia nuk është vetëm një himn për bukurinë e Labërisë. Është edhe një homazh për njerëzit që kanë luftuar dhe kanë sakrifikuar për vendin.Një popull që njeh trojet, historinë dhe sakrificat e të parëve të tij, e kupton më thellë vlerën e lirisë.Poezia i bashkon tri elemente.Natyra  -njeriu -historia.Natyra e bukur krijon dashurinë për vendin.Njeriu trim e mbron atë.
Poezia ka një frymë të fortë liridashëse dhe patriotike. Ajo përdor simbole shumë të njohura të identitetit shqiptar malin, shqiponjën, trojet, lirinë dhe lapidarindhe i bashkon në një tablo të Labërisë si vend i bukurisë, krenarisë dhe qëndresës. Sidomos vargjet e fundit:“Këtu malet s’u mposhtën.

Në shumë luftëra bënë ballë”.Dhe “Mbajnë mijëra lapidarë”e mbyllin poezinë duke kaluar nga peizazhi në kujtesën historike. Kjo i jep poezisë një dimension më të thellë.Toka nuk është vetëm e bukur. Ajo është e shenjtëruar nga historia dhe sakrifica e njerëzve që kanë jetuar mbi të.Kjo poezi ka një karakter shumë të qartë atdhetar, liridashës dhe lab. Ajo ndërthur bukurinë e natyrës me historinë dhe sakrificën njerëzore, duke e paraqitur Labërinë jo vetëm si një vend gjeografik, por si një simbol të lirisë, qëndresës dhe krenarisë kombëtare.

2.

Nëse do ti hedhim një vështrim të shpejt analizës letrare ku tema qendrore është dashuria për vendlindjen dhe atdheun, e lidhur ngushtë me lirinë dhe qëndresën e popullit .Që në vargjet:“Këtu nëpër këto troje
i mori krahët liria”autori e lidh drejtpërdrejt tokën me konceptin e lirisë.

Fjala “troje” nuk nënkupton thjesht tokën, por tokën e trashëguar brez pas brezi, tokën ku është derdhur gjak dhe ku është shkruar historia.Një nga veçoritë më të bukura është personifikimi:“E ka zemrën Labëria”.Labëria paraqitet sikur të ishte një njeri që ka zemër, shpirt dhe kujtesë. Kjo e ngre vendin nga një hapësirë gjeografike sic është krahina  në një qenie shpirtërore.

“Zemra” këtu mund të kuptohet si simbol i:shpirtit të Labërisë, trimërisë, dashurisë për vendin, kujtesës historike, qëndresës së banorëve të saj.Në strofat e para kemi një Labëri të bukur:“Malet mbuluar dëborë
Fushat lule trëndelinë”.Shumica e poetëve të kësaj treve na e sjellin pamjen e pastër, të gjallë dhe harmonike. Mali, fusha, dëbora dhe trëndelina krijojnë një tablo të fuqishme të natyrës shqiptare dhe kryesisht në Labëri.Por më pas poezia kalon nga bukuria natyrore te historia:

“Këtu malet s’u mposhtën.Në shumë luftëra bënë ballë”.Kjo është një kthesë e rëndësishme poetike. Malet bëhen metaforë e popullit. Ashtu si malet nuk mposhten, edhe njerëzit që jetojnë mes tyre paraqiten si të pathyeshëm.

Vargjet:“Veç shqiponjat bëjnë foletë-Atje në foletë e tyre.Lindin edhe rriten djemtë”,janë ndër më patriotiket e poezisë.Shqiponja është simbol i fuqishëm i identitetit shqiptar. Por autori bën një lidhje interesante: foletë e shqiponjave bëhen edhe “foletë” ku rriten djemtë.Në ato toje malore të Labërsië rriten edhe shqiponjat,simboli i kombit tonë.Kështu krijohet një paralelizëm:shqiponja , mali, djali, trimëria, atdheu.Djali i Labërisë lind dhe rritet në një mjedis që e edukon me lirinë, krenarinë dhe qëndresën.

Mirëpo strofa e fundit është më e fuqishmja nga ana historike:“Ata mbi supet e tyre
Mbajnë mijëra lapidarë”.

Këtu kemi një metaforë të fuqishme. Malet nuk mbajnë vetëm gurë apo fshatra. Ato “mbajnë” mbi supe kujtesën e të rënëve.Po cfarë janë lapidarët?Lapidari simbolizon:dëshmorët,sakrificën,luftërat dhe kujtesën historike apo gjakun e derdhur për lirinë. Kështu, mali shndërrohet në një lloj monumenti të gjallë të historisë.