MASKA E HIPOKRIZISË
Sa herë shpirti qan e unë duhet të qesh Para pasqyrës,maskën e hipokrizisë vesh Buzëqeshje fallco vendos në fytyrë Si me komandë ,ngurtësoj çdo gjymtyrë.
Maska bukur rri dhe ëmbël përshëndet
Mundohet t’mos tregojë gjëndjen e vërtet’
Sytë shkëlqejnë si dritë,errësira brënda fle
Fjalët rrjedhin mjaltë,shpirti hesht e s’ndje’.
Në darkë maskën heq dhe e laj fytyrën Nga marazi i shpirtit e pështyj pasqyrën Ajo faj nuk ka ,por e shfryj unë mllefin Mundohemi të gjithëve t’ua bëjmë qejfin.