Mbi Kujtime-Marigona Zekaj

Marigona Zekaj

Mbi Kujtime

Kemi fjetur gjatë
Dhe bashkë mbi çdo kujtim,
E mbi çdo asht.

Qëndruam bashkë,
Aty humbën edhe premtimet,
Ecëm zvarrë e zgjodhëm kujtimet.

A s’janë këto pika shiu,
Aq sa fjalë më le?
Fjalët s’paskan qenë
Të ngrohta, u tretën nën dhe.

Sa gjethe bien mbi tokën,
E lagur aq mbet kujtimi vrastar
Ne vazhdojm e jetojmë mbi kujtime,
Aty ku e gjejmë njeriun të vrarë.

Nisëm me muajin
Nëntor.🫶🍂✍🏻