Pasuri vlerat njerëzore
Gjakut dellin poetik…
Kush të njohu Ilmi Cani
E, nuk tha të dua mik …
Cila “ mitër “ të formoi ?!..
Cila dorë të ledhatoi?!..
Sa për dashurin’ ndaj vargut
Vet Zoti të piketoi …
Kush s’e deshi vargun tënd?..
Kush drithërimën s’e ndjeu ?..
Sa, edhe gur mallëngjeu…
“ Kapërxeve “ Ilmi Cani
Si “ Pegasi “ përmbi re …
E , ku ka Poet që ikën
Shpirti yt mbeti ndër ne !..
N . L . ( F )
Vargu kërcet vetëm për njerzit me vlera, e një ndër të paktët ishte dhe mbeti Poeti , Ilmi Cani !..
