Më erdhe në ëndërr mbrëmë-Nga Panajot Boli

Nga Panajot Boli

 
 
 
E malluar më erdhe mbremë në ëndërr
Lutesha të shihja sytë e tu të bukur nënë,
Kaq kohë ku ishe vallë?
Më erdhe sonte dhe ëndrra u ndiçua nga yjet

E unë të puthja dorën me mall….me mall
-Dardhën bir që kish mbjellë të‘shtëpiza’jonë
U dogj, u bë shkrumb këtë behar, ti e di
Ogurzëzë , më ndolli një merak
Me lulet e bardha të saj në pranverë, shpirt
Me ty po shmallesha,zemër,nga pak-

 

E më sheh me shpirt të lënduar plot mall
Një lot i rri varur në cep të retinës se syrit
Në supe si bar, malli ka mbirë
Buzët më ve në ballë si ahere që isha fëmijë
-Po ti, o xhani im,digjesh..digjesh o bir
Nuk e di si më ike keshtu papritur,siç erdhe

Një grua e bukur, e bukur, më vjen pranë
Më freskon ballin me dhembshuri
-Nëna jote më luti të vij , i miri i nënës
Shen-Maria jam,më tha të kujdesem për ty.