Me këmishën e vjershave-Avdush Canaj

ME KËMISHËN E VJERSHAVE
Avdush CANAJ



Dola në sheti
me këmishën e vjershave


Më erdhën harabelat në sup
si në degë këngësh,
edhe kumritë,
ishin edhe dallëndyshet,
m’i lexonin vargjet
me shendin në flatra.


Në kapelën e qielltë
një bilbil i binte kitarës


Unë fluturoja
me këpucët e mbrumbullit


Dikujt i shpërtheu gazi
 ,, Nuk qenka i planetit tonë!”


S’u hidhërova
një xhep melodi ia fala
nga pema e vargjeve.

Screenshot